Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium (Shqipëria)

Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium (Shqipëria)

Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium

Stacioni rrugor Ad Quintium ndodhet përgjatë rrugës Egnatia, pranë qytetit të sotëm të Elbasanit. Rrënojat e këtij stacioni janë evidentuar në fshatin Bradashesh pranë qytetit, që ndodhet në kilometrin e shtatë të rrugës automobilistike Elbasan - Peqin, në vendin e njohur në popull me emrin "Kalaja". Bazuar në gjetjet e ndryshme dhe teknikën e ndërtimit, kjo qendër daton në shekujt 2 - 4 mbas Kr.

Treport

Kepi I Treportit ndodhet në lagunën e Nartës, në rrethin e Vlorës. Gërmime pranë kepit të Treportit kanë gjetur gjurmë që datojnë që nga shekulli VII para Kr. Përgjatë shekujve vendbanimi u zgjerua dhe muri i ri u ndërtua rreth shek IV para Kr. Shekujt IV - II para Kr. janë periudha kur qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm ekonomik ndërkohë që ka spekulime rreth emrit të tij me të dhëna që çojnë drejt emrit antik Daulia. Nga ana tjetër është ende e panjohur pse qyteti është braktisur pas shekullit II para Kr. por kjo mund të jetë e lidhur me luftërat Ilire - Romake, si dhe me paqen relative që u vendos.

Gurëzeza

Gurëzeza e vendosur afër qytezës së Cakranit, dominon pamjen mbi lumin e Vjosës dhe vështrimi shtrihet deri në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit në gjirin e Vlorës. Muret e ruajtura mirë mbulojnë një sipërfaqe prej 15 ha, ndërkohë që emri antik i qytetit të lashtë ende mbetet për tu gjetur. Tre pjesë të ndryshme të rrënojave janë të lidhura me sitin dhe datojnë duke filluar me fazën protourbane, duke vazhduar me periudhën urbane dhe duke përfunduar me periudhën e vonë antike. Shumë thesare monedhash janë gjetur pranë këtij vendbanimi, njëra me rreth 2000 monedha bronxi nga Apolonia dhe Epiri.

Grupi i varrezave tumulare të Shtojit


Fusha e Shtojit ndodhet 5 km në verilindje të qytetit të Shkodrës, midis fshatrave modernë Boks, Dragoç dhe Ura e Mesit, në krahun perëndimor të lumit Kir. Tumat e gërmuara kanë një datim që fillon nga Epoka e Bronxit të Hershëm deri në Epokën e Hekurit të Vonë. Periudha më e pasur e aktivitetit funeral daton në Epokën e Hekurit (kryesisht nga shekulli i 7 -të deri në shekullin e 5 -të para Krishtit).