Berat | Shqipëria

Agallinj

Agallinj

Agallinj

Hartat e Shqipërisë

Historia e Shqipërisë

Historia e Shqipërisë

Historia e ShqipërisëHistoria e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi shqipëri.
Ilirët

Prejardhja e shqiptarëve nuk është e njohur përfundimisht, por të dhënat e nxjerra nga historia dhe nga gjuhësia, studimet arkeologjike dhe antropologjike na çojnë në përfundimin se Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë dhe këta të fundit ishin autoktonë në trojet e banuara prej tyre. Po ashtu edhe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e ilirëve, kalimi nga gjuha ilire në gjuhën shqipe me sa duket ndodhi midis shekujve të IV dhe VI. Disa studiues, megjithatë, i kundërshtojnë këto teza, duke arsyetuar se ilirët nuk ishin autoktonë dhe se shqipja rrjedh nga një dialekt i vdekur i gjuhës trake.

Mendohet se kultura ilire u zhvilluar nga koha e gurit dhe u shfaq në trojet e Shqipërisë rreth fillimit të kohës së bronzit, rreth 2000 p.e.s. Ilirët nuk përbënin një popullsi uniforme, por një përzierje të shumë fiseve që banonin në pjesën perëndimore të Ballkanit, nga çfarë sot është Sllovenia në veri-perëndim (dhe duke përfshirë) zonat e Epirit, i cili shtrihej thuajse deri në mes të Greqisë së sotme. Në përgjithësi, ilirët në zonat e larta të Shqipërisë ishin më të veçuar se ata në zonat e ulëta dhe kultura e tyre u zhvillua më ngadalë.

Shkrimtarë të lashtësisë rrëfejnë se Ilirët ishin njerëz të shoqërueshëm dhe mikpritës, të famshëm në guximin dhe trimërinë e tyre në luftë. Gratë Ilire kishin me drejtësi të drejta të barabarta në gjendjen me burrat, edhe në çështjen e prijësit të bashkësisë fisnore. Në çështjet e fesë, ilirët ishin paganë (pa fe të mirëfilltë) që besonin në një jetë të përtejme dhe varrosnin të vdekurit tok me armë dhe sende të ndryshme të menduara për përdorim vetjak.

Toka e Ilirisë ishte e pasur në minerale hekuri, bakri, ari, argjendi dhe ilirët u bënë mjeshtra në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ata ishin mjeshtra të mëdhenj në ndërtimin e anijeve dhe madje detarë shumë të aftë; në të vërtetë, galerat e tyre të lehta dhe të shpejta të njohura si "liburnae" ishin me një skicim aq të lartë saqë romakët i trupëzuan ata në floten e tyre si një lloj luftanije të quajtur "Liburnia".

Helenët
Nga shekulli i VIII deri në atë të VI p.e.s. grekët themeluan një varg kolonish në truallin ilir, dy prej tyre nga më të spikaturit ishin Epidamnus (Durrësi i sotëm) dhe Apollonia (afër Vlorës së sotme). Prania e kolonive greke në dheun e tyre i solli ilirët në prekje me një qytetërim më të përparuar, i cili i ndihmoi ata të zhvillojnë kulturën e tyre, ndërsa nga ana e tyre ndikuan jetën ekonomike dhe politike të kolonive. Në shekullin e III p.e.s. filluan të dobësohen dhe u prishën përfundimisht.

Fuqimisht krahas me ngritjen e kolonive greke, fiset ilire filluan të zhvillohen politikisht përkatësisht nga njësi (qënie) të vogla e të thjeshta në më të mëdha e më të ndërlikuara. Në fillim ata krijuan lidhje (ushtarake) të përkohshme me njëri-tjetrin për qëllime mbrojtjeje dhe sulmimi, pastaj federative dhe ende më vonë, mbretërira. Prej tyre mbretëritë më të rëndësishme, të cilat lulëzuan nga shekulli i V deri në atë të II p.e.s., ishin ato të enkelajve, taulantëve, epirjotëve dhe të ardianëve.

Pas ndërluftimesh për pjesën më të mirë të shekullit IV p.e.s. kundër shtetit zgjerues Maqedon të Filipit II dhe Aleksandrit të Madh, ilirët u përballuan me një kërcënim më të madh nga fuqia rritëse e romakëve. Duke e parë truallin ilir si një urëlidhës për pushtimin në lindje të Adriatikut, Roma sulmoi dhe mundi Ilirët në vitin 229 p.e.s. të prirë nga mbretëresha Teuta dhe nga viti 168 p.e.s. vendosi një mbikqyrje të frytshme mbi Ilirinë.

Romakët

Romakët

Romakët qeverisën Ilirinë e cila u bë krahina Illyricum për gjashtë shekuj. Nën qeverisjen romake shoqëria ilire pësoi ndryshime të mëdha, veçanërisht në pamjen e saj të jashtme lëndore (sendore, materiale). Arti dhe kultura lulëzuan, veçanërisht në Apolloni, shkolla filozofike e së cilës u bë e mirnjohur në lashtësi. Pasoi një shtrirje e madhe, megjithse, ilirët i përballuan përngjasimit (përvetësimit) të kulturës romake. Kultura ilire mbijetoi, poashtu me gjuhën ilire, megjithse shumë fjalë latine hynë në gjuhë dhe më vonë u bënë pjesë e gjuhës shqipe.

Krishterimi u shfaq në Iliri gjatë sundimit romak, rreth gjysmës së shekullit të I-rë. Në fillim fesë së re iu desh të ndeshej me kultet lindore (orientale), mes tyre atë të Mithra-s, perëndi persiane e dritës, e cila kishte hyrë në truallin ilir pas gjurmëve të rritjes ndërvepruese me zonat lindore të perandorisë. Për një kohë të gjatë iu desh të hahej me perëndi të adhuruara nga paganët ilirë. Rritja e qëndrueshme e bashkësisë së krishterë në Dyrrhachium (emri romak për Epidamnus) çoi në krijimin e një peshkopate këtu në vitin 58. Më vonë, qendra peshkopale u vendosën në Apollonia, Buthrotum (sot Butrint) dhe Scodra (Shkodra sot).

Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish (aftësish) ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh.

Bizantinët

Bizantinët

Nga Iliri në Shqipëri
Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I.

Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese të visgotëveve, hunëve dhe ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër Ballkan, u shfaqën sllavët. Midis shekullit VI-të dhe VII-të ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të përvetsojnë fise ilire pak a shumë ku ndodhet tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithkëtë përfshirë Shqipërinë e sotme i´u shmangën përvetsimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.

Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në shqipëtare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII-të deri në atë të XI-in, emri Iliri i hapi rrugë emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografi Ptolemeusi i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombëtarisë shqiptare duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të përbashket, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë përcaktuar se emri "Shqipëri" rrjedh nga ndajfolja "shqip", në kuptimin "qartë" (në kuptimin "flas qartë"; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI-të dhe XVII-të. Hipoteza e prejardhjes nga emri "shqipe", ose "shqiponjë," pra "Shqipëri" - "toka e shqiponjës" është një hipotezë romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.

Shumë kohë përpara së të ndodhte kjo, krishterimi u bë fe e themeltë e Shqipërisë, duke zëvendësuar politeizmin ilir dhe errësuar pjesën më të madhe të pamjes se jashtme njerëzore botërore dhe instituticionet e trashëguara nga qytetërimet greke e romake. Por, megjithëse vendi ishte nën zgjedhën e Bizantit, shqipëtarët e krishterë do perçaheshin ndërmjet pushtetit të Papës së Romës deri në vitin 732 dhe Kostantinopojes. Në këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga disa shqiptarë sepse këta kishin përkrahur Romën në Zënkën Ikonë-thyerëse, e shkëputi kishën shqiptare nga Papa i Romës dhe e vuri ate nën patriarkun e Konstantinopojës. Kur kisha e krishterë u ça në vitin 1054 midis Lindjes dhe Romës, Shqipëria e Jugut mbajti lidhjen e saj me Konstantinopojën ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye pushtetit të Romës. Kjo çarje në kishën shqiptare shënoi thyerjen e parë fetare më të rëndë të vendit.

Kultura mesjetare

Kultura mesjetare

Në pjesën e mëvonshme të mesjetës, shoqëria qytetare shqiptare arriti një pikë të lartë të zhvillimit. Tregu i jashtëm lulëzoi në një shtrirje të atillë saqë trgetarë të mëdhenj shqiptarë kishin agjensitë e veta në Venedik, Raguzë (Dubrovniku i sotëm, Kroaci) dhe Selanik, Greqi. Mbrothësimi i qyteteve nxiti gjithashtu zhvillimin e edukimit dhe arteve.

Shqipja, megjithkëtë, nuk ishte gjuha e përdorur nëpër shkolla, kisha dhe ndërveprimet zyrtare qeveritare. Në vend të saj, greqishtja dhe latinishtja, të cilat kishin mbështetjen e fuqishme të shtetit dhe të kishës, ishin gjuha zyrtare e kulturës dhe literaturës.

Sistemi i ri drejtues i çështjeve, ose krahinat ushtarake të krijuara nga Perandoria Bizantine, ndihmuan në mundësinë e ngritjes së feudalizmit në Shqipëri, kur ushtarët katundarë që u shërbyen zotave ushtarakë u bënë bujqrobër në pronat e tokave të tyre. Midis familjeve prijëse fisnike feudale shqiptare qenë Topiajt, Ballshajt, Shpatët, Muzakët, Arianitët, Dukagjinët, dhe Kastriotët. Tre të parët prej këtyre u ngritën të bëhen sundimtarë të principatave që ishin praktikisht të pamvarura nga Bizanti.

www.megatimes.com.br
www.geografiatotal.com.br
www.klimanaturali.org

Harta Turistike e Shqipërisë