Nasa, Cunamët Diellorë Janë Realë

Nasa, Cunamët Diellorë Janë Realë

Nasa, Cunamët Diellorë Janë Realë

Valë shumë të fuqishme plazme që dalin prej sipërfaqes së diellit dhe që u është vënë emri "cunamë diellorë" janë vëzhguar së pari vite më parë, por deri tani është menduar se kanë qenë një iluzion optik. Por, tani shkencëtarët kanë konfirmuar se ata janë realë.

Kur shkencëtarët e vunë re në fillim këtë fenomen, ishte e vështirë të besohej se një valë e tmerrshme plazme të nxehtë vinte vërdallë nëpër sipërfaqen e diellit. Një prej këtyre dallgëve u ngjit më lartë se sa diametri i tokës dhe erdhi vërdallë nga një pikë qendrore në një rreth miliona kilometra të gjerë, si një model gjigant valësh që shkaktohen nga një guralec i hedhur në një pellg.

Vëzhgues skeptikë kanë thënë se mund të jetë ndonjë lloj hijeje - një rreng i syrit. Por vëzhgime të kohëve të fundit nga anija kozmike STEREO e NASA-s po u vërtetojnë studiuesve se ky fenomen i shumëdiskutuar nuk është një iluzion. Këtë javë, NASA nxorri një video interesante të një cunami diellor.

"Tani e dimë", thotë Joe Gurman, i Laboratorit të Fizikës Diellore në qendrën e fluturimeve hapësinore të NASA. "Cunamët diellorë janë realë".

Realitet i konfirmuar

Realiteti u konfirmua në pamjet e marra në shkurt kur pika diellore 11012 shpërtheu në mënyrë të papritur. Shpërthimi shkaktoi një re gazrash disa miliona-tonëshe në hapësirë dhe dërgoi një cunam përgjatë sipërfaqes së diellit. STEREO e regjistroi valën nga dy pozicione të ndara me 90 gradë, duke u dhënë shkencëtarëve një pikëpamje të paprecedentë të fenomenit.

"Ishte përfundimisht një valë", tha Spiros Patsurakos, i Universitetit Xhorxh Mason në Virxhinia dhe autor i një studimi mbi këtë temë. "Nuk ishte një dallgë uji", shton ai, "por një dallgë gjigante plazme e nxehtë dhe magnetizmi".

Termi teknik është valë magnetohidrodinamike me shpejtësi të lartë, shkurt në anglisht MHD. Ajo që pa STEREO u ngrit për afro 62 mijë milje e një shpejtësi 250 kilometra në orë, me një energji deri 2400 megatonë tritol.

Cunamët diellorë u zbuluan në vitin 1997 nga Observatori Diellor dhe Heliosferik.

Në maj të ati viti, një valë e tillë shpërtheu nga një rajon aktiv në sipërfaqen e diellit dhe më pas u regjistrua në cunam që nisi nga vendi i shpërthimit. "Ne pyesnim veten, thotë Gurman, është thjeshtë një valë apo hija e shpërthimit?

Pozicioni i teleskopit nuk mjaftonte për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje - as për atë valë të parë dhe as për shumë fenomene të ngjashëm që janë regjistruar në vitet që pasuan, deri kur nisi projekti STEREO në vitin 2006.

Misioni përdor dy anije hapësinore - njëra që kryen orbitën përreth diellit përpara Tokës, tjetra prapa saj - për të marrë, në kuptimin e plotë të fjalës, një vështrim stereo nga dielli.

"Ne kemi parë valët të reflektohen nga gropat magnetike në atmosferën e Diellit", thotë Vourlidas. "Dhe ekziston një filmim i mrekullueshëm i një cepi të diellit që pëson oshilacione pasi goditet nga një valë. Ne e quajmë cepi vallëzues".

Cunamët diellorë nuk përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për Tokën. Megjithatë, shkencëtarët thonë që është e rëndësishme që ata të studiohen. "Ne mund t'i përdorim për të diagnostikuar kushtet e Diellit", thotë Gurman. "Duke parë se si valët shtohen ne mund të grumbullojmë informacion në lidhje me atmosferën e poshtme të Diellit, informacion që nuk është i disponueshëm në asnjë mënyrë tjetër".

"Valët e cunamit mund të përmirësojnë gjithashtu parashikimet tanë për motin hapësinor", shton Vourlidas, "si një sy demi, ata shenjojnë pikën ku ndodh një shpërthim. Dhe nëse pikasim vendin e shpërthimit, ne mund të parashikojmë se ku një stuhi radiacioni do të mbërrijë në Tokë".

www.klimanaturali.org