Zbulimi i mozaikëve të Linit i takojnë vitit 1967, ndërsa gërmimi arkeologjik vazhdoi në vitin 1968.
Në shtresën mbi mozaik u zbuluan enë balte, fragmente enësh balte dhe qelqi dhe 6 monedha bizantine të perandorëve Justin (518 - 527) e Justinian (527 - 565).
Mozaikët e Linit datohen në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo bazohet tek monedhat, mbishkrimet dhe elementët stilistikë të figurave.
Bazilika e Linit ka 7 ambjente:
NARTEKSI
Mozaiku është ndërtuar me kubikë 1cm x 1cm me ngjyra të kuqe, të bardhë, të zezë, gri. Në të ndodhet mbishkrimi në greqishten e vjetër i shkëputur nga Bibla (Psalmi i Davidit ku thuhet "Sa të dashura janë banesat e tua o Zot i fuqishëm...").PASTOFORI
Dhomë me përmasa 3x3 m i ndërtuar me 4 trekëndësha dhe një romb në pjesën qëndrore. Mbizoërojne figurat e zogjve, rrushit dhe zambakëve. Në këtë sallë janë përdorur kubikë me ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë, portokalli, jeshile dhe gri.KATAKUMEUMI (Salla e Parapagëzimit)
Në pjesën e kornizës të sallës ndodhen 40 medalione të formuara nga stilizimi i bisqeve të rrushit. Në pjesën qëndrore formohen 12 katërkëndësha me zogj të ndryshëm, të vendosur në mjedis bimor. Në pjesën e harkuar janë 2 pallonj dhe vazo të stilizuar.BABTISTERI (Salla e Pagëzimit)
Kjo sallë ka shërbyer për ceremoninë e pagëzimit. Në pjesën qëndrore është vendi për vendosjen e kazanit të pagëzimit. Mozaiku i kësaj salle ka katër vazo të stilizuara në cdo qoshe dhe bisqet e rrushit që rrethojne sallën.ANIJATA JUGORE ANIJATA VERIORE
Të dyja këto përfundojnë me pjesë të harkuara të mureve të jashtme. Së bashku me pjesën e harkuar të qendrës formohen 3 harqe, që në literaturë njihet si Bazilika Trikonkeshe. Mozaikët në të gjitha pjesët janë të njëjtë. Mbizotërojnë lulet e lotuesit dhe medalione me zogj dhe rrush.www.klimanaturali.org