Arkitekture në Shekullin I-V e.s: Shqipërisë

Arkitekture në Shekullin I-V e.s: Shqipërisë

Arkitekture në Shekullin I-V e.s: ShqipërisëArkitektura në shekullin 1-5 e.s.

Në këtë periudhë vihet re se arkitektura vazhdon të ruajë tiparet e mëparshme. Fortifikimet bëhen të njëjta në teknikën e ndërtimit, por me pushtimin e Ilirisë nga Roma disa qytete kthehen në koloni si Dyrrahu, Buthroti, Bylisi, Skodra etj, ku vendosen shumë veteranë dhe tregtarë romake.

Influenca romake në këto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romakët gjetën një arkitekturë të përparuar bashkëkohore, por teknika e ndërtimit nën pushtimin romak, arriti në një nivel shumë të lartë.

Banesat në Buthrot janë përgjithësisht me peristil, ndërsa në Apoloni është zbuluar një banesë me atrium që i përkiste shtresave të pasura, dhe e zbukuruar me mozaikë. Monumenti më i madh i periudhës antike është amfiteatri i Dyrrahut, i ndërtuar në fillim të shek. 2 në skajin perëndimor të rrethimit të qytetit. Në formën e eklipsit, ai ka përmasa 150 m gjatësi dhe 20 m lartësi.

Në qendër të qytetit të Apolonisë janë gjetur monumente me vlera të veçanta si Odeoni (teatër i mbuluar) dhe Buleuteronit ose monumenti i Agonotetëve ku mblidhej Këshilli i qytetit.

Ndërmjet Odeonit dhe Buleuteronit është gjetur edhe bazamenti i Harkut të Triumfit. Gjurmë të bibliotekave janë gjetur në Dyrrah dhe Apoloni.

www.megatimes.com.br
www.klimanaturali.org