Parqet Arkeologjike e Shqipërisë

Parqet Arkeologjike e Shqipërisë

1 - Parku Arkeologjik i Orikumit

Parku Arkeologjik i Orikumit

Përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, shek VI - V para Krishtit në veprën "Lundrimi", qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik. Teatri Antik i Orikut ndërtuar në shek III - II para Krishtit është identik me teatrin e Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Është përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake, janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra. Pusi antik nr. 1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia e tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut.

Pusi antik nr. 2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht. Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndimor të gadishullit të Karaburunit. Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV para Krishtit deri në kohët e reja. Grama është shfrytëzuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brëndshme që janë përdorur si objekte kulti.

2 - Parku Arkeologjik i Finiqit

Parku Arkeologjik i Finiqit

Phoinike gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut, rreth 20 km nga kufiri grek. Brenda zonёs sё parkut pёrfshihen rrёnojat e qytetit antik. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta, na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote. Phoinike organizoi brenda mureve të saj nënshkrimin e traktatit që i dha fund Luftës së Parë Maqedonase, traktat i njohur me emrin "Paqja e Phoinike-s". Nga gërmimet kanë dalë në dritë rrënojat e një akropoli, teatri, nekropoli, disa banesa, muret rrethuese, disa stërna uji, dhe të një agoraje.

3 - Parku Arkeologjik i Apollonisë


Parku Arkeologjik i Apollonisë

Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të 7 para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Qyteti e mori emrin për nder të perëndisë Apolon. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh me rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin. Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniate e arteve te bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Arkeologët e quajnë Apoloninë, Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

4 - Parku Arkeologjik i Amantias

Parku Arkeologjik i Amantias

Amantia daton në shekullin III para Kr dhe kishte të fortifikuar akropolin rreth 2200 m. Qyteti i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire. Ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash, të këtij qyteti tërësisht kodrinor. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah stadiumin, një nga monumentet kryesore që u ndërtua në këtë qytet.

Gjithashtu u ndërtua edhe godina e gjimnazit, tempulli dhe varret monumentale. Amfiteatri, që vëndasit i thonë stadiumi me një kapacitet prej rreth 3000 vende ,përbën mrekullinë. Duke e parë nga larg është një magji ndërtimi i tij në kohëra të hershme.i i Amanties është përmendur nga lashtësia për lojrat që zhvilloheshin në këtë vend. Ai tregon edhe zhvillimin e sporteve si: vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla, por gjurmë të tjera muresh shfaqen edhe brenda tij. Në pjesën lindore dhe perëndimore gjenden kolona të tipit Dorik që mendohen të jenë ndërtuar rreth viteve 200 para Krishtit. Tempulli ka emrin e Afroditës. Dhe për këtë qytezë të historisë së lashtësisë sonë, dielli po rilind vetëm nën kujdesin e tanishëm të shtetit dhe MTKRS-së.

5 - Parku Arkeologjik Bylis

Parku Arkeologjik Bylis

Baptisteri
Është ndër pjesët më të rëndësishme të bazilikës B dhe është i vendosur në anën jugore të saj. Ai është i pajisur nga dhoma e pagëzimit dhe dy dhoma të tjera të shtruara me pllaka guri.

Bazilika A është I
Bazilika A është I përket gjysmës së parë të shek.V m.kr. Ajo ka qënë një bazilike trenefshe me një abdisë gjysëm rrethore dhe transept tre pjesësh kurse hyrjen e ka nga perëndimi. Disa pjesë të saj janë të shtruara me mozaikë me motive floreale, gjeometrike dhe zoomorfe. Bazilika A u dogj nga dyndjet barbare sllave në gjysmën e shek.VI m.kr, kurse zbulimi i saj nga arkeologët u bë në 1980.

Bazilika B.
Kjo bazilikë është e shek.IV m.kr - fillimi i shek. V. Ajo është e përbërë nga atiumi, narteksi, nefet, transepti, abdisa gjysëm-rrethore. Dyshemetë e nefeve anësorë dhe atij qëndror janë të shtruar me mozaik me figura floreale, gjeometrike dhe zoomorfe e njerëzore si interpretim i dogmës kristiane.

Bazilika C
Bazilika C ndodhet në pjesën veriperëndimore të agorasë dhe është një kishë me përmasa mesatare me tre nefe, narteksin, abdisën gjysëm rrethore dhe altarin. Ajo I përket shek.VI m.kr. Sanktuari dhe njëri prej anekseve të saj është shtruar me mozaik me motive te larmishme ndërsa pjesa më e madhe e dyshemeve sidomos të nefeve janë shtruar me pllaka guri. Zbulimi i saj është bërë në vitin 1989.

Bazilika E
Bazilika E ashtu si dhe bazilikat e tjera është e periudhës së antikitetit të vonë. Ajo është e përbërë nga disa pjesë siç janë : tre nefet, abdisa gjysëm rrethore, narteksi i pajisur me portik si dhe dy anekse. Si gjithë bazilikat e tjera dhe ajo është e shtruar me mozaik me motive gjeometrike, zoomorfe e floreale. Përmasat e saj jane 33 x 22.8 m dhe zbulimi i saj është bërë në vitin 1991.

6 - Parku Arkeologjik Shkodër

Parku Arkeologjik Shkodër

Kalaja e Rozafes

Kalaja ka një sipërfaqe prej 3.6 ha dhe është e ndarë në tre oborre. Muret rrethuese të kalasë kanë një perimetër prej 911 m. Brenda oborreve dallojmë ndërtime si shoqërore (objekt kulti, depo, saranxha, burgu) ashtu edhe fortifikuese si kulla dhe mure. Kjo kala ruan në brendësi të saj gjurmë të antikitetit.

Përfundimisht kalaja u braktis në vitin 1858, kur qeveritarët dhe administrata e qytetit u shpërngul për në qytet.

Kapiteneria e Kalasë Shkodër
Kapiteneria është ndërtuar në periudhën Venedikase. Ka një gjatësi prej 20 m, gjerësi 8 m dhe një lartësi prej 9 m. Porta që ka sot, është e periudhës turke dhe kjo dallohet nga simboli që ka te harku mbi portë. Mbulesa e kapitenerisë është prej pllake guri. Është përdorur si vendqëndrim i garnizonit ushtarak dhe si depo armësh.
Sot funksionon si muze i kështjellës.

Objekti i kultit (Kisha - Xhami e Shën Stefanit)
Objekti është ndërtuar në fund të shek. XIII. Është ndërtuar sipas stilit romanik që është përdorur në kishat e kësaj periudhë, në Dalmacinë Jugore dhe Shqipërinë Veriperëndimore. Ajo përbëhet nga Naosi, mjedisi i altarit i ndërtuar në shek. XIII dhe hajati në anën jugore, në shek. XV. Në pjesën jugore të saj ndodhet porta dhe tri dritare të hapura pas modifikimit të absidës nga turqit. Pas pushtimit turk kthehet në xhami dhe ndërtohet minarja.