Parqet Kombëtare e Shqipërisë

Parqet Kombëtare e Shqipërisë

Parku Kombëtar Dajti


Ndodhet në lindje të kryeqytetit dhe ka një siperfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës së Tiranës, 26 km në lindje të kryeqytetit dhe 50 km nga aeroporti "Nënë Tereza". Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate .

Ky park është një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet "Ballkoni natyror i Tiranës". Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te veçante.

Parku Kombëtar Theth

Parku Kombëtar Theth


Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili konsiderohet specia e rrezikuar

Parku kombëtar " Burtinti"

Parku kombëtar " Burtinti"
Parku kombëtar " Burtinti" ndodhet afërsisht 25 km në jug të qytetit të Sarandës. Ai ka vlera të larta shkencore, turistike, arkeologjike, shoqëroree rekreative të cilat ndërthuren me një biodivesitet të rëndësisë kombëtare e ndërkombëtare. Sipërfaqja e parkut është 2500 ha. Është një zonë e një randësie të veqant turustike të vendit. Në radhë të parë dallohet për turizmin kulturor me qytetin antik të Butrintit, turizmin blu me ksamilin, ekoturizmin në liqenin e Butrintit, sportet ujore po në liqenin e Butrintit, peshkimin etj.

Parku kombëtar "Prespa"

Parku kombëtar "Prespa"
Parku kombëtar "Prespa" ka një sipërfaqe prej 27750 ha dhe ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël si dhe Pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Përmendim këtu kishat eremite të Bizantit, Shpellën e trenit në liqenin e Prespës së vogël, kalaja e Trajanit, Kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shekullin 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të Kryeministrave.

Parku kombëtar " Zall Gjocaj"

Parku kombëtar " Zall Gjocaj"
Parku kombëtar " Zall Gjocaj" ka një sipërfaqe prej 140 ha dhe ndodhet afro 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Në përgjithësi pamja e këtij parku është mjaft pitoreske. Bukurinë ia shton edhe prania e disa burimeve dhe e rrjetit të prroskave.

Parku kombëtar " Qafë Shtama"

Parku kombëtar " Qafë Shtama"
Parku kombëtar " Qafë Shtama" ka një sipërfaqe 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethore dhe mjaft pitoreske. Këtu si mjaft tërheqëse përmendet çezma e " Nënës Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ, është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peizazhit që ajo ofron.

Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës"

Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës"
Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës" ka një sipërfaqe prej 1200 ha dhe ndodhet në krahinën e Frashërit, rreth 35 km në verilindje të qytetit të qytetit të Permetit. Karakteristikë e këtij parku është Bredhi i Hotovës i cili konsiderohet si një nga reliktet bimore mesdhetare më të rëndësishme të vendit. Falë naryrës se bukur e pitoreske, klimës së shëndetshme, ajrit të pastër dhe afërsisë me qendrat e banuara ky park merr vlera turistike, rekreative e sportive në çdo stinë.

Parku kombëtarë " Mali i Tomorrit"

Parku kombëtarë " Mali i Tomorrit"
Parku kombëtarë " Mali i Tomorrit" ka një sipërfaqe 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në te ndodhet Mali i Tomorrit që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigande. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë. Këtu ndodhet edhe varri i Abaz Aliut (Tyrba e Kulmakut) 1200 m mbi nivelin e detit, ku çdo vit në fund të muajt gusht mijëra pelegrinë ngjiten për të zhvilluar një javë rresht ritet e bektashinjve duke sulmuar kështu turizmin fetar.

Parku komëtar " Lugina e Valbonës"

Parku komëtar " Lugina e Valbonës"
Parku komëtar " Lugina e Valbonës" ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veriperëndimor të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të pa pritura. Ka vlera të mëdha turistike dhe rekreative të cilat ndërthuren me një biodiversitet me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Fshati Valbonë është pika më e rëndësishme turistike. Lugina nëpër të cilen kalon lumi me të njëjtin emër ka natyrë të bukur dhe të pastër. Konfiguracioni, morfologjija, hidrologjija, pyjet, kullotat, llojllojshmëria e luleve, shtëpitë karakteristike, bujaria dhe mikpritja e banorëve krijojnë kushte për zhvillimin e turizmit.

Parku komëtar " Bredhi i Drenovës"

Parku komëtar " Bredhi i Drenovës"
Parku komëtar " Bredhi i Drenovës" ndodhet 10 km larg qytetit të Korçës dhe shtrihet në kurrizin e malit të Moravës. Parku ka një sipërfaqe prej 1380 ha. Ky është mjaft i frekuentuar nga banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve, të cilet kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës etj.

Parku kombëtar " Llogoraja"

Parku kombëtar " Llogoraja"
Parku kombëtar " Llogoraja" gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë në formë kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim " Pishën Flamur" Që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore. Nga qafa e Llogorasë rreth 3 km në vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të maleve të vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës shqiptare. Ky park ka vlera klimatike të padiskutueshme dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar.

Parku kombëtar "Pisha e Divjakës"

Parku kombëtar "Pisha e Divjakës"
Parku kombëtar "Pisha e Divjakës" ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjës dhe ka një sipërfaqe 1250 ha. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Lugana e Karavastasë që ndodhet që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit që nga 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kacurrel, i cili zë rreth 6,4 % të popullsisë botërore.

Parku kombëtar " Dajti"

Parku kombëtar " Dajti" ndodhet në lindje të kryeqytetit dhe ka një sipërfaqe 3300 ha. Aty gjenden individë ahu 200 vjeqarë që përfaqësojnë monumente natyrore mjaft të çmuara dhe me vlerë për t'u vizituar. Ky park është një zonë shumë e frekuentuar sidomos nga pushues ditorë. Gjithashtu ai ofron edhe mundësi akomodimi për pushuesit.

Parku kombëtar "Thethi"

Parku kombëtar "Thethi" ndodhet në Alpet e Shqipë, pranë Bjeshkëve të Nemuna dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Parku ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës. Ai përshkohet nga lumi i Thethit, i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sec dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse këtu është Ujvara e Grunasit. Për t'u vlerësuar është prania e drurit relik të tisit. Ky park përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebullin (50 :krerë).


Parku kombëtar " Lurë"

Parku kombëtar " Lurë" ndodhet në faqen lindore të Masivit " Kunora e Lurës" dhe ka një sipërfaqe 1280 ha. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet "Fusha e Perlave" që ofron pamje shumë çlodhëse pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drur shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.

Zona të ndotura

Zona ku ka provuar ndotja e shkaktuar nga ndonjë substancë ose mbetjeve që ajo ka qenë depozituar, grumbulluar, ruajtur, varroset ose infiltruar, dhe përcaktimin e ndikimeve negative në pronë për të mbrojtur.

Zona e degraduar

Zona ku ndodhi e ndryshimeve negative të pronave fizike të tilla si struktura e tyre apo shkallën e compactness, humbja e materialit për shkak të erozionit dhe kimike ndryshojnë për shkak të proceseve të tilla si kripësi, acid kullimin depozitimit dhe futjen e ndotësve .
Parku Kombëtar i Butrintit

Butrinti i gjendur në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, është një vend magjik. Për shkak të vendndodhjes strategjike, Butrinti figuron në historinë e Mesdheut që nga Lufta e Parë e Peloponezit deri tek luftërat e Napoleonit në shek. 19.

Bërthama e qytetit antik të Butrintit ndodhet në një kodër të vogël rrethuar nga ujërat e liqenit të Butrintit dhe kanalit Vivari. Në veri dhe në lindje moçalet ua lënë vendin maleve të larta. Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen në Perëndim.

Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.

Monumentet kryesore në Butrintit përfshijnë teatrin elegant të periudhës Greke dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempullin e Asklepit në perëndim të teatrit, grupin e shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit, rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister të madh të periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI, bazilikën e ruajtur mire të shek.VI, rrënojat e nimfeut të shek.II dhe kilometra të tërë muresh antike që datojnë në periudhën Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.

Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një "xhungle" sub-tropikale me dafina dhe pemë të arta që dominojnë zonën.

www.klimanaturali.org