Durrës (Epidamnos-Dyrrachium)

Durrës (Epidamnos-Dyrrachium)

Qyteti i Durrësit daton në shek e VII para Krishtit, bazuar në dokumentet dhe burimet antike tradicionale në vitin 627. Qyteti modern është ndërtuar mbi rrënojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it të lashtë, që më vonë u transformua në Dyrrachium-in e periudhës Romake. Godinat më të mëdha u ndërtuan në Dyrrachium gjatë shekujve të I - II pas Kr. Amfiteatri filloi të gërmohej duke filluar nga viti 1960. Ai ka një kapacitet vendesh rreth 15.000-20.000 spektatorë. Ndërtesa të tjera të rëndësishme janë dhe banjat publike të shek të II pas Kr. të zbuluara në vitin 1966, mbetjet e ujësjellësit rreth 15 km të gjatë, muret Bizantine dhe rreth forum - macellum, të ndërtuara në shekujt V-VI pas Kr.

Një nga gjetjet më interesante nga qyteti është mozaiku "Bukuroshja e Durrësit", që gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Mozaiku i përket shekullit të IV para Kr. dhe është një nga më të bukurit të këtij lloji në Shqipëri. Në shekullin e IX pas Kr. u krijua Terma e Durrësit (banja romake), një nga dy më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor. Prej vitit 1204 qyteti u pushtua nga Venediku dhe nga viti 1501 Osmanët arritën ta pushtonin.
http://www.klimanaturali.org/