Letonia | Republika Letoneze

Tags

Letonia | Republika Letoneze


Republika e Letonisë (Latvijas Republika) është shtet në pjesën veriore të Evropës, pranë Detit Baltik. Letonia ndanë kufirin e saj tokësorë në veri me Estonin, në lindje me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa pjesa jugore e kufirit ndahet me Lituaninë. Kryeqyteti i këtij shteti, Riga është një ndër qytete më të njohura baltike.

Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Letonisë është 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,000 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Letonisë është 531 km e gjatë. Vija e kufirit tokësorë është 1,150 km e gjatë.

Klima e Letonisë është klimë bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht e temperatura mesatarë për këtë stinë.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët e i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 312 metrave në vendin e quajtur Gaizinkalëns (letonishtja:Gaiziņkalns).

Numrin më të madh të popullësisë së Letonisë e përbëjnë letonezët, 59.4%.Rol të rëndësishëm kan luajtur edhe rusët, të cilët Marerin pjesë me 27.6%. Popuj tjerë që jetojnë në këtë shtet janë Belarusët, lituanezët, ukrainasët, polakt, dhe të tjerët. Për shkak të pranisë së gjermanëve gjat së kaluarës, letonët në pikpamje fetare deklarohen si protestan (sipas mësimeve të Martin Luterit) gjegjësisht katolik.

Letonia | Republika Letoneze - Riga

Riga është kryeqyteti i Letonisë. Riga është dhe qyteti me popullsinë më të madhe në republikat baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani. Qyteti shtrihet në Gjirin e Rigës, buzë grykëderdhjes së lumit Daugava.

www.klimanaturali.org