Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit

Vendndodhja : Shqiperi
Lloji i materialit : Detyre kursi
Niveli arsimor  : I larte

Pasaporta e Liqenit te Ohrit

  1. Mosha - 4 milion vjeçare
  2. Gjatesia -30 km
  3. Gjeresia -14,5 km
  4. Thellësia max -289 m
  5. Breg liqenor 88 km
  6. Lartesia mbi nivelin e detit 595 m
  7. Siperfaqja e liqenit 358 km2
  8. Tejdukshmëria e ujit – 18 m,uji i liqenit nderrohet një herë në 60 vjet
  9. Ushqimi -70 % liqeni ushqehet nga liqeni i Prespes dhe 40 lumenj dhe perrenj që derdhen në liqen
  10. Ne liqen rriten 40 specie të rralla dhe mbi të gjitha peshku i rralle i koranit
  11. Temperatura mesatare në verë 27 ° C

Përgjatë një zhvendosje tektonike të tokës që ndodhi 3,5 -4 miljonë vjet më parë në mes të Ballkanit në kufirin e sotëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë u krijua Liqeni i Ohrit. Per nga permasat e tij morfohidrigrafike dhe vellimin ujor, Liqeni i Ohrit renditet nder liqenet  më të mëdha te Gadishullit te Ballkanit dhe kontinentit Evropian, si edhe një nga liqenet më të vjetra në botë.

Pellgu ujembedhes i liqenit te Ohrit dallohet per relievin malor. Ne te mbizoterijne gelqeroret, sidomos ne lindje dhe veriperendim. Krahas tyre ndodhen edhe depozitime terrigjene ne veri dhe ne jug dhe shkembinj magmatike. Ne depozitimet gelqerore jane shume te zhvilluara proceset karstike te cilat ndikojne fuqimisht ne regjimin e niveleve te liqenit. Ne pellgun ujembledhes te tij bien mesatarisht deri ne 650-1000 mm reshje ne vit. Per shkak te relievit malor, nje pjese e madhe e tyre bie ne formen e reshjeve te bores. Amplitudat mesatare vjetore te niveleve te ujit jane te vogla (30-40 cm) dhe ajo shumevjecare deri ne 147 cm. Kjo amplitude e vogel eshte e lidhur me faktin se ky eshte liqen me rrjedhje, me koeficentin e vogel morfometrik te rrjedhes se liqenit (perkatesisht 1.5 dhe 0.53); me rolin e madh te ushqimit nentokesor, me regjimin karakteristik pothuaj te pandryshueshem qe vijne nga liqeni I Prespes dhe nga kreshta karstike e Malit te Thate (prurja e tyre arrin deri ne 16.3 m3/sek); me shperpjestim me pak te theksuar te reshjeve gjate vitit ne pellgun e tij ujembledhes dhe me rolin e dukshem te reshjeve te bores ne bilancin ujor te tij.

Liqenet ndryshojne nga njeri-tjetri nga nje sere dukurish gjeografike, si lartesia mbi nivelin e detit, pozita gjeografike, origjina, kushtet klimatike te perllgut ujembedhes, karakteri i tyre me rrjedhje ose jo, marredheniet qe ato kane me lumenjte si dhe perberja gjeologjike e pellgut ujembledhes. Per pasoje tek ato vihen re tipare individuale morfometrike specifike ne regjimin e bilancit ujor, ne regjimin termik e hidrokimik si dhe ne vecorite optike te tyre.

Te gjitha keto e veshtiresojne klasifikimin e liqeneve te vendit tone ne grupe te vecanta. Per klasifikimin e liqeneve jane dhene mendime te ndryshme, te cilat kane pasur per baze kritere jo te njejta, si poziten gjeografike te tyre, karakterin e liqenit me rrjedhje apo pa rrjedhje etj. Origjina e gropes se liqenit eshte nje nga faktoret kryesore qe percakton tiparet thelbesore gjeografike te liqeneve, prandaj dhe ato trajtohen sipas origjines se tyre.

Gjate kuaternarit pati terrene qe ju nenshtuan zhytjes. Ne keto terrene u formuan grabene te medha qe u mbushen me uje, duke krijuar keshtu liqene. Nje pjese e ketyre liqeneve vazhdon te ekzistoje edhe sot (Shkoder, Oher, Prespe, Butrint), ndersa ne gropat e tjera (Korce, Bilisht, Perrenjas, Kukes, Iballe, Tropoje, etj) liqenet u thane. Regjimi i levizjeve neotektonike ne keto grabene nuk ka qene i njejte. Tek shumica e tyre (Prespe, Kolonje, Tropoje, Kukes etj) levizjet ulese u zevendesuan me ato ngitese. Per pasoje relievi i tyre u coptua nga rrethi hidrografik. Tek te tjerat (Korce, Perrenjas, Delvine) levizjet ulese vazhduan gjate gjithe kuaternarit, madje dhe aktualisht. Prandaj ato kane taban krejt te rrafshet, duke marre keshtu formen e fushegropave.

Grabenet me te reja ( pliokuaternare) dallohen per shkallen me te madhe te perpunimit neotektonike deri ne rindertimin strukturor. Kjo duket ne ndryshimin e plote te drejtimit veriperendim – juglindje te stukturave te rrudhosura, ku ato jane mbivendosur. Njesia me e madhe grabenore me rindertimin e plote eshte ajo qe I detyrohet sistemit tektonik te Ohrit. Ne kete system, grabenet ploikuaternare shtrihen njeri pas tjetrit me drejtim veri-jug, si hallkat e nje zinxhirri te vetem (Kolonje, Korce, Prespe -Devolli, Oher- Perrenjasi, Drini i Zi), te cilat vazhdojne me te njejten drejtim edhe pertej kufijve te vendit tone, ne veri dhe ne jug te tij. Keto grabene jane te ndara qarte nga njeri-tjetri me pragje strukturore, me ndryshime te konsiderueshme lartesie (mbi 300-400 m). Ndryshimet ne brendesi te te njejtit graben jane te vogla. Me i madhi nga ky diferencim eshte ne grabenin e Drinit te Zi, me shtirje pothuajse veri-jug, ku grabenet e reja pliokuaternare (i Dibres, Peshkepise, Kukesit) ndahen nga pragje strukturore. Tek disa ne keto grabene (i Korces, i Perrenjasit, i Ohrit) vazhdojne levizjet ulese edhe sot. Prandaj ato kane marre formen e fushegropave. Ne grabenin e Ohrit, ku amplituda e uljes eshte me e madhe, liqeni vazhdon te ruhet edhe sot. Ne kete liqen u grumbullua dhe vazhdoi te jetoje nje pjese e mire e faunes arkaike, qe e ben ate te jete nje muze i vertete fosilesh te gjalla. Grabenet e tjera, ndoshta nga mesi i kuaternarit e ketej, u kapen nga levizje ngritese, prandaj edhe relieve i tyre eshte i copetuar.

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 358 km², nga te cilat 11.2 % jane Brenda kufinjve te Republikes se Shqiperise dhe pjesa tjeter jashte tyre. Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Ky liqen shtihet ne pjesen juglindore te vendit tone. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci në Shqipëri.

Bashke me liqenin e Prespes dhe Drinin e Zi ai formon nje kompleks te rendesishem dhe te komplikuar hidrografik, elementet e te cilit lidhen me njeri-tjetrin.

Prejardhja e tij është prej periudhës terciale me origjinë tektonike. Ne shtratin e liqenit ka 50 milijarde m3 ujë dhe i takon liqeneve subtropikale dhe asnjëherë nuk ngrin. Ngjyra e ujit të këtij liqeni është e gjelbërt si ulliri kurse sa më shumë shkon në brendësine e liqenit uji është më i kalter si qielli i paster, i kulluar per faktin qe buron nga burimi dhe per edhe tejdukshmëria e ujit është deri më 21,5m. Liqeni u krijua nga nje shembje e tokes. Kete e vertetojne aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e nje mali prej 100 metrash nen nivelin e liqenit.

Ne brezin perendimor te liqenit te Ohrit, ne rrezen e maleve ultrabazike, takohen rreshqitje te shpeshta. Zhvillimi I tyre eshte lidhur me shtresat apo lentat e argjilit, te formuara nga tjetersimi fizik e kimik i ultrabazikeve dhe I depozituar si koluvion apo proluvion ne rreze te ketyre maleve, ne bregun e dikurshem te liqenit. Masa e argjilit ndodhet ne brendesi te depozitimeve te tjera proluviale e gravitacionale teper te pershkueshme nga uji.

Siperfaqja e liqenit te Ohrit eshte zvogeluar ne vazhdimesi. Per kete bejne fjale mbetjet e tarrracave liqenore, qe takohen ne nivele te ndryshme hipsometrike, dhe burimet karstike, qe ndodhen ne nivele te ndryshme hipsometrike te Malit te Thate dhe tem alit te Jablanices. Dikur, keto burime dilnin ne buze ose ne taban te liqenit dhe kishin prurje shume te madhe. Pra, kane pasur karakterin e burimeve qe dalin sot ne buze e ne taban te liqenit. Ne nivelin 850 m u nderpre lidhja me liqenet e tjera. Ne kuoten 720 m ende liqeni mbulonte fushen e Ohrit dhe te Struges ne veri dhe fushen e Bucimasit ne jug. Ulja e metejshme e nivelit te liqenit beri qe ishulli i Linit te kthehej ne gadishull dhe te dilnin mbi uje fushat ne veri dhe ne jug te liqenit. Por pavaresisht se siperfaqja e liqenit te Ohrit, vjen duke u zvogeluar, ai eshte liqen me jete shume te gjate. Jetegjatesia e tij lidhet me levizjet ulese neotektonike me amplitude te madhe qe karakterizojne tabanin e tij. Per keto dukuri vec te tjerave, bejne fjale edhe levizjet e shpeshta sizmike, qe perfshijne here pas here kete grope.

Si rrjedhoje e origjines tektonike dhe evolucionit te tij vihen re nje sere tiparesh karakteristike morfologjike ( morfografike dhe morfometrike). Me kryesoret prej tyre jane:

  1. Liqeni eshte i rrethuar ne lindje e ne perendim nga male te larta rreth 2000 m, te cilat bien me lartesi te madhe mbi liqen, ndersa ne veri e ne jug, pas fushave, ndodhen pragje te ulta, qe e ndajne nga gropat e tjera me te njejten origjine.
  2. Eshte liqen i thelle; thellesite e medha te tij fillojnemenjehre nga bregu, sidomos ne perendim e ne lindje te tij, ku vetem 300m larg bregut thellesia arrin 230m, ndersa thellesite mbi 180 m zene gjysmen e siperfaqes se liqenit te Ohrit.
  3. Si rrjedhim i mbizoterimit te thellesive te medha, ka nje vellim jashtezakonisht te madh uji, i cili arrin deri ne 50 km3, pra me e madhe se sasia e ujit qe cojne ne det gjate nje viti gjithe lumenjte tane.
  4. Vija bregliqenore eshte gati e drejte, koeficenti i gjarperimit te saj arrin ne 1.3.

Uji i liqenit të Ohrit është më i ngrohtë gjatë muajit gusht me një temperature mesatare prej 23°C , gjatë qershorit 22,5 °C kurse temperatura mesatare vjetore e ujit sillet rreth 12°C . Vellimi i vogel i rrjedhes siperfaqsore kushtezon vellimin e paket te rrjedhes se ngurte. Kjo dhe zhvillimi i paket i mikrogjallesave bejne qe ujrat e ketij liqeni te dallohen per tejdukshmeri te madhe. Sipas te dhenave te Institutit Hidrometeorologjik, disku “Seki” duket deri ne 20m. Kjo e ben liqenin e Ohrit te rralle ne hidrografine boterore.

Vecori karakteristike e regjimit te niveleve te ketij liqeni eshte se ato lidhen me teper me temperaturen me te cilen eshte e lidhur edhe shkrirja e debores. Keshtu, vihet re se nivelet maksimale te tij takohen ne muajt e pranveres. Nje maksimum tjeter, me i vogel se ai i pranveres, takohet ne vjeshte dhe lidhet me reshjet e shumta te kesaj stine. Nga ky tregues, liqeni i Ohrit eshte i tipit te gjeresive mesatare.

Liqeni i Ohrit nuk ka një burim të veçantë. Ai furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë kishës së Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës së Madhe, i cili ndodhet në lartësi 157 m më lart. Prurja është rreth 15m3 në sekondë dhe burimet dalin në Tushemisht, në Shën Naum dhe në Drilon., niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Uji largohet nga liqeni, ne pjesen veriore te tij, nëpërmjet  lumit Drini i Zi, i cili buron në mes të qytetit të Strugës.

Trajtuar ne aspektin limnologjik, vellimi i ujrave te liqenit te Ohrit eshte perbere nga dy shtresa kryesore me karakteristika fiziko-kimike te ndryshme: shtresa e veprimtarise ose zona epilimnione (nga siperfaqja deri ne thellesite 130m), qe vazhdimisht I nenshtrohet procesit te perzierjes konvektive vertikale dhe shtresa e poshtme e homotermise ose zona hipilimnione (nga 130 m ne taban te liqenit).

Periudha e shtresezimit termik veror vazhdon nga maji deri ne tetor. Gjate kesaj periudhe bilanci termik i liqenit te Ohrit eshte pozitiv. Nxehtesia deperton nga atmosfera per ne shtresat e ndryshme ujore te ketij liqeni. Temperatura e ujrave siperfaqsore arrin deri ne

22 ° C. Gjate kesaj kohe eshte karakteristike qendrueshmeria vertikale. Ne periudhen e qarkullimit vertika dimeror bilanci i pergjithshem termik i liqenit eshte negative dhe nxehtesia largohet per ne atmosphere. Kjo gjendje prish stratifikacionin vertical dhe ujarat e liqenit te Ohrit i nenshtrohen veprimit te procesit te perzierjes konvektive vertikale dhe bent e mundur te vendoset nje homotermi e plote prej 5.7 ° C nga siperfaqja ne taban te liqenit. Temperatura mesatare shumevjecare e ujrave te liqenit te Ohrit eshte 1.5 ° C me e larte ne krahasim me ato te ajrit. Kjo tregon per rolin zbutes te ketij liqeni ne klimen e zones perreth tij.

Vecori e perberjes kimike te ujrave te liqenit te Ohrit eshte permbajtja e ulet e kriprave te tretura ne to. Mineralizimi i pergjithshem i tyre lekundet ne kufij shume te ngushte (200-250 mg/l). Mbizoterojne biokarbonatet e kalciumit dhe te magneziumit. Ujrat e ketij liqeni jane te pasura me oksigjen (8-9 mg/l), qe flet per shkallen e larte te ajrimit te tyre, i cili eshte pasoje i perzierjes intensive vertikale te ujit.

Liqeni i Ohrit eshte shtepia e shume kafsheve endemike, te cilat vijne vetem ne ujerat e tij. Ne liqen rriten 40 specie te rralla, nder me te njohurat dhe ekonomikisht me te rendesishmet eshte peshku i paster i llojit Salmo letnica , (Korani), "Salmothimus ohridanus" , (Belushka). Nga 26 specie molusqesh qe gjenden ketu, 24 jane specifike vete m[er kete liqen. Te shumta dhe te shumellojshme jane llojet e krimbave.

Lumenjte e vegjel qe derdhen ne liqenin e Ohrit jane;
 
-Burimi i Shen Naumit
-Lumi i Ceraves
-Lumi i Drilonit
-Lumi i liqenit te Pogradecit
-Peroi i Memelishtit
-Peroi i Piskupatit

Zhvillimi gjeologjik i liqenit deshmon per levizje tektonike diferencuese ne drejtim ules,zona e liqenit eshte zone sizmike qe fillon Kolonje-Oher-Diber-Kukes e pertej kufirit shteteror.Liqeni i Ohrit per vete pozicionin gjeografik dhe kushtet hidrologjike,permendet per ujin e tij te kulluar me qartesi deri ne 16-20 m. Kthjelltesia e tij vjen nga fakti se pervec burimeve qe ka ne fund te liqenit,si dhe ujrave qe derdhen ne liqen,nga ai del (buron) lumi Drini i Zi (Struge).

I gjithe pellgu ujembledhes eshte 1487 km2. Derdhjet ne liqen vijne kryesisht nga: 70% nga liqeni i Prespes se Madhe, 26% nga 40 lumenj e perrenj si Driloni, Shen Naumi, Verdova, lumi i qytetit, Memelishtit, Sateska, Koselska (Maqedoni) etj.

Gropa e Prespes

Gropa e Prespes perbehet nga gropa e Prespes se Madhe dhe e Prespes se Vogel. Gropa e Prespes se Madhe ndodhet ne lindje te Malit te Thate dhe shtrihet pjeserisht brenda kufirit tone shteteror. Ne perendim kufiri i saj shtrihet nga Qafa e Manastirit ne Qafen e Zvezdes. Ky kufi e ndan ate nga Mali i Thate. Gjatesia e saj nga veriu ne jug eshte 20 km ndersa gjeresia shkon nga 2 ne 3 km.

Gropa dallohet per relievin e saj shume te thyer. Ajo eshte e varfer ne rrjedhje siperfaqsore dhe burime. Vija bregliqenore eshte shume e thyer, me plot gjire te medha e te vogla. Kjo grope shtrihet nga 853 m ne rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Amplituda hipsometrike ne te arrin ne rreth 450 m duke bere fjale keshtu per diferencime te medha brenda vete gropes.

Coptimi horizontal I relievit te gropes merr vlerat nga 0.5 ne rreth 3 km/km 2 .Vlerat me te larta takohen ne pjesen veriore, e sidomos ne gropen e Gorices. Kjo lidhet me depozitimet e buta terrigjene qe gjenden ketu dhe me coptimin e madh tektonik te saj.

Liqeni i Ohrit

Gropa e Prespes se Madhe eshte e perbere kyesisht nga gelqeroret e masozoit dhe nga disa pulla terrigjene te eocenit, pliocenit dhe kuaternarit. Kjo grope perben nje graben te ri. Tiparet e nje relieve teper te crregullt e me kontraste, zvogelimi i vazhdueshem i siperfaqes se liqenit dhe ceketia e tij tregojne se kjo grope eshte ne ngritje. Relievi I formuar gjate shumices se shkeputjeve tektonike dllohet per disnivele, pjerresi dhe energji te madhe. Kjo dukuri eshte e lidhur me moshen e re te shkeputjeve tektonike (pliokuaternare) dhe me zhvillimin e dobet te proceseve te erozionit. Tek disa nga shkeputjet tektonike jane formuar lugina, te cilat per shkak te proceseve karstike kane me teper pamjen e lugjeve te gjera e plot shkallezime. Peisazhi karstik shprehet edhe ne tiparet e nje rrjeti hidrografik, te bimesise dhe te tokave. Format negative karstike ( gropa e hinka), aq te perhapura ne kurrizin e Malit te Thate, ketu jane shume te pakta. Mesa duket, kjo dukuri eshte e lidhur me ruajtjen e depozitimeve molasike per nje kohe me te gjate ne gropen e Prespes se Madhe. Ketu karsti mori nje zhvillim me te madh gjate kuaternarit dhe u lidh me shkeputjet e shumta tektonike, te cilat cuan ne zhvillimin me te madh te karstit nentokesor se ai siperfaqesor.

Zhvillimi me i madh i karstit nentokesor shnderroi shpejt luginat lumore ne lugina te thata. Tek keto te fundit, me kohe, morren perparesi proceset e shpatit ne krahasim me proceset e erozionit ne thellesi. Per pasoje ato u zgjeruan duke marre trajten e lugjeve karstike. Fundi i tyre eshte I mbuluar nga shtresa te holla argjili me ngjyre te kuqerremte, por teper te pershkueshme, sepse jane te shumta vrimat thithese.

Klima e gropes se Prespes se madhe dallohet per veren e fresket dhe dimrin ne pergjithesi te ftohte. Reshjet jane te pakta (mesatarja 889 mm rreshje ne vit) dhe stina me e laget eshte vjeshta.
Rrjeti hidrografik per shkak te karstit eshte shume i varfer ne ujra rrjedhese dhe burime. Rrjedhjet ujore jane te perkoheshme dhe shpesh nuk vijne deri ne liqen, pasi humbin rruges. Rrjedhje te vazhdueshme ka vetem ne formimet terrigjene (ne gropen e Liqenasit dhe ne ate te Gorices) por edhe keto jane te vogla dhe me regjim shume te crregullt.

Brenda kufijve tane ndodhet zgjatimi jugperendimor i gropes se Prespes se Vogel me gjatesi afersisht 5 km dhe gjeresi nga disa dhjetra metra ( ne skajin jugperndimor) ne afersisht 3.7 km (midis fshatrave Zagradec dhe Shuec). Kjo grope rrethohet nga male te thepisura madje gati vertikale qe deshmojne per origjinen grabenore te saj. Ne modelin e saj rol te dukshem kane luajtur edhe proceset karstike.

Drini i Zi

Drini i Zi (149 km) buron nga liqeni i Ohrit (695 m) dhe pasi pershkon nje rruge te gjate (rreth 40 km) dhe te ngushte midis vargjeve malore Jabllanice – Balice dhe Karaorman, hyn ne Shqiperi, duke u hapur ne vazhdim ne nje shtrat shume te gjere. Ne kete sector te rrjedhes se tij merr shume dege te vogla dhe me rrjedhje te paqendrueshme, si Radiken etj. Ne vazhdim lugina dhe shtarti I tij here zgjerohet e here ngushtohet deri sa derdhet ne liqenin e hidrocentralit te Fierzes, ku derdhet edhe Drini i Bardhe. Siperfaqja w pellgut te tij ujembledhes eshte 5885 km2, gjatesia maksimale 34.5 km dhe minimalja 24.9 km. Renia e lumit deri ne derdhjen e tij ne liqen eshte afer 3m/km. Ka pellg ujembedhes shume te thyer dhe me kontraste te medha te relievit. Ky pellg perbehet nga nje larmi formacionesh, si terrigjene te llojeve te ndryshme ( rreshpe, molasa etj), formacione te tretshme (gelqrore e gipse), magmatike sidomos ultrabazike efuzive etj.

Klima ne kete pellg ka ndikim te dukshem kontinental; dallohet per reshjet e pakta, per sasine e madhe te reshjeve te debores dhe per perqindjen e konsiderueshme te reshjeve gjate stines se veres. Ky pellg ka veshje bimore ne pergjithesi te dendur. Perrenjte dhe lumenjte qe derdhen ne te (Zalli i Homeshit, perroi i Murres, Veleshices, Banjave, Molla e Lures etj ), per shkak kryesisht te pellgut malor dhe teper te thyer kane karakter torrencial.

Ka mundesi qe gjate pliokuaternarit, ne grabenine madh te Drinit te Zit e jene formuar disa grabene me te vogla (Dibres, Kukesit, Peshkepise), ne te cilat u formuan liqene. Keto liqene duke u lidhur me njeri – tjetrin me rrjedhje ujore, me pas, u thane ne rrugen e kalimit liqenor. U formua keshtu lumi i Drinit te Zi, qe e modeloi vazhdimisht luginen e tij.

Driloni

Burimet e Drilonit ndodhen afer fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci, rreze kodrave dhe kane nje pamje te pakrahasueshme. Ky monument natyre mund te vizitohet ne qofte se ndiqet rruga Pogradec-Dogane-Shen Naum. Ai eshte nje burim i madh gelqeror qe buron me rrjedhje vertikale te ujit ne fund te bllokut gelqeror duke vazhduar me pas rrjedhjen ne Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespes permes Malit te Thate. Uji del jashte si nje burim i madh i veçante me nje rrjedhje prej 7 m3 /sek. Ai eshte i rrethuar me bimesi te dendur dhe ka nje bote te pasur kafshesh. Shkaterrimet nga liqeni jane 72% ne Drinin e Zi; dhe 28% nga avullimi.

Liqeni ka jo vetem nje rendesi mjedisore por edhe ekonomike. Ai eshte nje nga rezervatet biologjike me te pasursa dhe me te cmuara.Fauna e liqenit rezulton mbi 70% endemike per peshqit e rreth 80% endemike per molusqet.Ne liqen ndidhen 17 lloje peshqish,10 endemike e 10 me vlera komerciale.Per ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave te medha mjedisore dhe ekonomike te liqenit te Ohrit ka dhe nje projekt te Bankes Boterore.Duke pasur nje moshe 2-4 milion vjecare,ky liqen perfaqeson nje muze te vertete dhe te gjalle te relikteve endemike te flores dhe faunes.Kjo zone perfaqeson burimet e Drinit te Zi,Tushemishtit etj.Ujrat e kristalta,burimet e shumta,algat shumengjyreshe qe gjenden ne liqen i japin peisazhit nje pamje magjike.

Para pak vitesh nje kompani zviceriane qe merret me burimet e ujrave punoi ne liqenin e Ohrit.Ajo beri te ditur nje nga zbulimet me te medha te ketij liqeni e me te thelle ne Ballkan ku kane rezultuar 3 burime nenujore me nje kapacitet prurjeje prej 60 m3 uje ne sek.Burime nenujore te zbuluara ndodhen ne nje thellesi prej 176 m,nderkohe qe mesohet te kene nje siperfaqe te barabarte me nje fushe futbolli.Gjithashtu u cilesua se 2 prej burimeve nenujore te zbuluara nga kompania zviceriane ndodhen ne pjsen e ujrave territoriale shqiptare dhe burimi i 3-te ne ujrat maqedonase.Pritet qe se shpejti kompania te sjelle fakte te tjera lidhur me zbulimin e ri te kryer ne liqenin e Ohrit si dhe pamjet e ketyre burimeve nenujore te sapo zbuluara.

Ky liqen ushqehet nga ujrat nentokesore qe vijn nga liqeni i Prespes (i cili siguron 70 % te ujarve te liqenit),ndermjet burimeve qe hyjne nga malet karstike shume poroze te Galicices e malit te Thate duke filluar nga Zagorcani(Guras)e deri ne Oher,ujrat te cilat bejne qe ky liqen te mos kete rrezik tharjeje.Ne Struge del Drini i Zi i cili i bashkuar me Drinin e Bardhe ushqen hidrocentralet e medhenj qe jane ngritur ne veri te vendit tone.Temperatura mesatare gjate dimrit arrin ne 5.4°C,ndersa ne vere ne 22°C.

Nje nga lumenjte qe furnizon me uje liqenin e Ohrit ne teritorin maqedonas eshte Sateska. Ne vitet 60 me ndertimin e hidrocentraleve mbi Drinin e Zi(Maqedoni),duke u nisur per plotesimin e nevojave energjitike u be nje kanal i gjate 5 km duke e kthyer lumin sateska ne liqenin e Ohrit me qellim te rritjes te potencialit te ujit dhe te nivelit te liqenit per rritjen e potencialit te ujit dhe te nivelit te liqenit per te prodhuar energji elektrike.Nepermjet ketij lumi u futen ne liqen 200 milion m3 uje(p.s.me pare ky lume derdhej ne Drinin e Zi mbas hidrocentraleve).por krahas aneve pozitive ky lume ka krijuar probleme te shumta ekologjike,me produkte te demshme qe derdh ne liqen.

Liqeni i Ohrit ka edhe burime te tjera. Nje nga burimet me te medha gjendet prane kufirit shqiptaro-maqedonas prane manastirit te Shen Naumit ne Maqedoni. Aty buron uje qe vjen nga Liqeni i Prespes, duke qene se ky i fundit me vlera te jashtezakonshme historike,kulturore,nje nga pikat me te kerkuara turistike jo vetem per maqedonasit por edhe per gjithe Ballkanin dhe turistet Evropiane ne kete burim kane vene dore duke e transformuar ne nje objekt mahnites dhe te merkullueshem per te gjithe teritorin perreth;duke e shfrytezuar per qellime turistike.

Manastiri i Shen Naumit i ndodhur ne nje lartesi te vogel midis Liqenit te vogel dhe bregut te Liqenit te Ohrit eshte nje nga qendrat me te rendesishme turistike ne Rajon. Si dishepull te te famshmit Shen Qirill dhe Shen Metodi, Shen Naumi, sebashku me Shen Klementin arriten ne Oher nga fundi i viteve 880. Me 900 Shen Naumi ndertoi nje Kishe te vogel, qe me vone iu shtua nje Manastir dhe neper shekuj ky vend eshte bere nje nga vendet e famshme religjioze dhe kulturore te rajonit.

Afer Manastirit te Shen Naumit rreth 45 burime bejne nje burim te madh liqeni. Mesatarja e thellesise se liqenit eshte rreth 2 m dhe maksimumi eshte rreth 4.5m; mesatarja e temperatures se ujit neper vite eshte midis 7° C dhe 9° C. Rrjedhja e shkurter nga ky liqen per ne liqenin e Ohrit konsiderohet te jete teresisht uji i Drinit te Zi duke dale si nje shkarkim i liqenit te Ohrit., 30 km. ne veri, prane qytetit te Struges. Shkarkimi i burimeve (ujrave) i ushqyer nga te dyja, reshjet dhe liqenet e Prespes, shkon nga 4.0 deri ne 12.0 m3 ne sekonde me nje mesatare shkarkimi prej 7.5m3 ne sek. Maksimumi i shpejtesise se rrjedhjes arrihet ne periudhen midis muajit maj dhe qershor dhe minimumi rrjedhjes duket ne muajt e vjeshtes (minimumi i vjeshtes) ose ne periudhen midis muajve shkurt dhe mars (minimumi dimeror) . Vezhgimi i rreshjeve ne stacionet e Shen Naumit tregon 888.6 mm shi gjate vitit mesatarisht.

Ne Republiken e Shqiperise jane disa perrenj e lumenj qe derdhen ne Liqenin e Ohrit. Nder ta mund te permendim lumin e Ceraves, Drilonit, Remenjit, Verdoves, Memelishtit etj.
Lumi i Ceraves buron nga pyjet e Gurit te Konjes derdhet ne Shen Naum. Ky lume perdoret per popullaten per vaditjet e tokave. Ne fshatin Stropske eshte ndertuar nje ujembledhes per vaditjen e tokave te zones se Ceraves.

Me vlera turistike eshte lumi Volorekes(Driloni)i cili buron nga ujrat nentokesore te kodrave te Zagorcanit dhe Tushemishtit.Keto ujra jane shume te kthjellta, nga te dy anet e lumit jane mbjelle shelgje lotues te cilat qendrojne mbi keto ujra duke i dhene nje pamje mahnitese.Ne te dy anet e tij jane ngritur ambjente clodhese. Sot Voloreka(Driloni)eshte shpallur zone mbrojtur Park Kombetar.Ne ujrat e ketij lumi ndodhen mjaft bime si kallamishte, leshterike, alga, etj. Lumi eshte i pasur me mjaft peshq e shpende, ku karakteristike eshte mjelma etj.Kjo zone vizitohet ne te gjitha stinet e vitit nga turiste vendas e te huaj. Jo shume larg Drilonit ndodhet fshati Tushemisht i cili eshte ndertuar mbi ujrat nentokesore qe dalin nga mali i qytetit e qe vijne nga liqeni i Prespes se Madhe. Keto ujra jane shume te pastra qe qarkullojne neper fshat dhe perdoret nga popullsia vendase edhe per te pire. Ne nje degezim te ketyre ujrave ne pjesen lindore te fshatit ndodhet qendra e rritjes se koranit. Kjo qender sot ka komoditete shume te mira per clodhje, argetimin e shume pushuesve;vizitoreve. Sot ky fshat ka te zhvilluar turizmin familjar. Te gjithe keto ujra derdhen ne liqenin e Ohrit . Sot ne kete fshat (Tushemisht)buze liqenit eshte ndertuar nga nje firme gjermane stacioni i ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra te Komunes Bucimas. Stacioni merr ujin nga burimet nentokesore qe vijne nga mali i Thate. Pervec ketyre lumenjve kemi lumin e Remenjit dhe Verdoves qe burojne nen malin e Rezhanit dhe derdhet ne liqen. Perdoret nga popullsia e zones vetem per vaditjen e tokave bujqesore. Lumi i Krushes buron nga malesia e Mokres. Ai kalon neper neper qytet e derdhet ne liqen. Nga ana e Bashkise per kete vit 2009 eshte caktuar nje fond per rregullimin dhe sistemimin duke pastruar, rregulluar shtratin e tij, gjelberimin dhe devijimin e ujrave te zeza dhe se fundi per te krijuar ambjente clodhese pergjate tij. Lumenjte e tjere si ne Memelisht qe buron nga malet e Cervenakes; lumi i Piskupatit qe buron nga malet e pojskes etj sot per sot nuk kane ndonje rol ekonomik vetem per bujqesine i derdhon ujrat e tyre ne liqen.

Liqeni i Ohrit pervec llojeve te ndryshme peshqish ka shume shpende si pata, rosa, guza, shtatore etj.nga kafshet ndodhet vetem vidra (lundra).

Liqeni eshte i varfer ne flore. Ne thellesi 30 m zhvillohet resja ndersa afer bregut rritet kallami,sitka etj. Brenda ne liqen ka alga te gjelbra te cilat kur fryn era e veriut i nxjerr ne breg dhe formon ate qe populli e quan llum. Liqeni i Ohrit shfrytezohet per peshkim, ujitje dhe pushim ne plazhin e bukur te Pogradecit.

Liqeni i Ohrit dhe rrajoni perreth tij me pasurite e tij natyrore ka sherbyer e do sherbeje per zhvillimin e nje sere aktivitetesh ekonomike te banoreve perreth. Keshtu duke qene se uji eshte shume i paster perdoret si uje i pijshem per banoret e qytetit te Ohrit e te zones perreth, kurse burimet ujore te liqenit furnizojne me uje te pijshem qytetin e Struges dhe Pogradecit. Uji i liqenit perdoret edhe per ujitjen e rreth 1000 ha ne Shqiperi dhe 700 ha ne Maqedoni.

Po keshtu dhe peshkimi eshte nje burim tradicional te ardhurash per Shqiperine dhe Maqedonine.Por peshkimi sidomos ai Shqiptar shpesh here eshte i pakontrolluar , vetem keto 2-3 vitet e fundit po kontrollohet gjuetia e koranit , belushkes gjate muajve nentor-mars(kur ato kane kohen e derdhjes se vezeve pra pllenimin).

Toka perreth liqenit shfrytezohet per bujqesi dhe pyje. Ne anen maqedonase siperfaqet e kultivuara shtrihen ne zonen e thelle te Ohrit dhe Struges, ne anen shqiptare shtrihen midis Tushemishtit dhe Linit rreth 400 m nga liqeni. Toka prodhon grure miser ose perdoret per vreshtari, kopshte pemesh etj. Zona perreth liqenit eshte e pershtatshme per rritjen e llojeve te ndryshme te drureve

Per vlera te medha turistike qe ka liqeni i Ohrit pergjate bregut te tij si nga pala Shqiptare dhe Maqedonase jane ndertuar hotele, parkingje, ambjente clodhese per vizitore, pushues e turiste te huaj me qellim per ti kaluar pushimet sa ma kendshem e sa me mire

Bashkepunimi i institucionalizuar midis Shqiperise e Maqedonise i perket vitit 1956, kur u miratua marreveshja midis dy vendeve per “Problemet e Administrimit te Ujit”. Per kete marreveshje u krijua nje Komision per Administrimin e Ujit Jugosllavo-Shqiptar me status dhe takime te pervitshme. Gjithashtu, u krijua nje nenkomision per mbrojtjen e liqenit te Ohrit. Shpejt keto komisione u bene jovepruese. Megjithate, ministrite perkatese mbajten maredhenie dhe kane nenshkruar disa konventa te rendesishme nderkombetare si ate te biodiversitetit, kenetave, ujrave nderkombetare, RAMSAR etj

Per zhvillimin sa ma te mire te liqenit te Ohrit e per mbrojtjen e tij Banka Boterore ka financuar ne projektin “LAKE OHRIT CONSERVATION”qe parashikon nje investim prej 1.84 milion dollare per pjesen shqiptare dhe 2.26 milion dollare per ate maqedonase.

Ky projekt do te jete projekti i pare i ketij lloji per Europen Qendrore e Lindore dhe i pari bashkepunim mes dy vendeve Shqiperise dhe Maqedonise. Projekti do te sherbeje per te afruar njerezit ne te dy anet e liqenit duke synuar qe midis Shqiperise dhe Maqedonise te zhvillohen marredhenie me te mira pune dhe miqesie, ne nje rajon ku gjendja politike eshte e tensionuar.

Dobia tjeter e projektit eshte mbrojtja e liqenit tone. Ky projekt do te punoje per te zbatuar me mire ligjet per mjedisin si dhe per te krijuar ligje te reja aty ku mungojne. Projekti do te punoje per kontrollimin e burimeve kryesore te ndotjes qe hyn ne liqen ne menyre qe te parandaloje zhdukjen e bimeve dhe peshqve te rralle te tij dhe rreziqet per shendetin e njerezve.

Zbatimi me sukses i ketij projekti do te rrise financimin per projekte paralele te parashikuara ne Studimin te Mundesive dhe qe do te percaktohen ne Komponentin e Administrimit te Pellgut Ujembledhes per fusha te ndryshme te ekonomise se qytetit tone.

Duke investuar tani per masat parandaluese per mbrojtjen e liqenit, te dyja vendet do te shpetojne burime te medha financimi qe do te kerkoje pastrimi ne te ardhmen. Ky projekt duke qene i pari i ketij lloji mes dy vendeve kufitare do te sherbeje si shembull per projekte te mevonshme ne liqene te tjere nderkufitare midis Greqise, Shqiperise dhe ish-Maqedonise (liqeni i Prespes), Greqise e Maqedonise (liqeni Dojran), Shqiperise e Jugosllavise (liqeni i Shkodres).