Historia e Shqiperise - Ngjarje të Rëndësidhme Historike

Historia e Shqiperise - Ngjarje të Rëndësidhme Historike

Ngjarje të rëndësishme historike

Territori i Shqipërisë është banuar që në lashtësi. Gjurmë të jetës janë gjetur në Xare, si dhe në Shpellën e Shën Marinës në Sarandë që nga koha e Paleolitit të mesëm dhe të vonë (100 000 – 10 000 vjet më parë).

Shqiptarët janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të Ilirëve. Fiset ilire shtriheshin në pjesën perëndimore të Ballkanit, deri në lumenjtë Sava dhe Danub në Veri, Morava dhe Vardar në Lindje (që është dhe vija kufitare me Thrakën) dhe vargmalet e Pindit në Jug dhe Juglindje (në kufi me greket dhe maqedonasit).

Zhvillimi i shpejtë ekonomik, veçanërisht ai i metalurgjisë së bronzit dhe hekurit (në shekujt XI-V para erës sonë) krijoi bazat e kulturës së përbashkët shpirtërore dhe materiale të fiseve ilire. Në fund të shekullit V p.e.s., ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durrësi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (në vitin 168 p.e.s.) pati pasoja të rënda për ilirët. Megjithatë, ata e përballuan me sukses politikën asimiluese të romanëve, kryesisht si rrjedhojë e standardeve të larta të zhvillimit dhe identitetit të kristalizuar etnik.

Pas thyerjes së romanëve në vitin 395 të erës sonë, Iliria mbeti nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën pasuese, Iliria u pushtua nga fise të ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj.

Në shekujt IV - VI, sllavët pushtuan një pjesë të Ilirisë Veriore dhe Lindore dhe Maqedonia pushtoi pjesë të cilat më vonë u asimiluan.

Fundi i mijëvjeçarit të parë shënon kristalizimin e kombit shqiptar. Më vonë, formacionet politike shqiptare të shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri në Kostur dhe Vlorë. Ndërkohë, në zona të pjesës jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili në vitet pasardhëse shërbeu si sinomin për Arbërinë (shumë shpesh, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit").

Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak në Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e një pas njëshme të princërve shqiptarë përgatitën rezistencën e madhërishme të popullit shqiptar, nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti të krijonte një shtet të centralizuar (Arberia) dhe flamuri i tij u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë.

Shekulli XVIII shënon lulëzimin e dy "Pashallëqeve" të organizuara dhe shumë të fuqishme: Pashallëku i Bushatllinjve (me qendrën e tij në Shkodër dhe i qeverisur nga Karamahmut Pashë Bushatlliu); dhe Pashallëku i Janinës (me qendrën e tij në Janinë dhe i qeverisur nga Ali Pashë Tepelena). Lufta për pavarësi dhe identitet kombëtar arriti kulmin e saj me Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, e cila filloi më 1830.

Më 1878, kjo lëvizje u organizua më mirë pas Lidhjes së Prizrenit, e cila shërbeu si udhëheqja e parë ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. por, për fat të keq, të të njëjtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila përfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia.

Megjithatë, lëvizja shqiptare për liri u kurorëzua me Shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u shndërrua në një betejë lufte për fuqitë ndërluftuese dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria.

Më 1920, Kongresi i Lushnjës (një qytet që ndodhet 90 km në jug të Tiranës), shpalli Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë me konsensusin e përfaqësuesve nga e gjithë Shqipëria.

Më 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë. Por ai pati shumë pushtet, dhe Republika funksiononte më tepër si Republike Presidenciale.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marrë titullin mbretëror "Zogu I".

Më 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbretërisë së Zogut dhe ia ofroi kurorën Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbreteri Kushtetuese nën sundimin e Dinastisë së Savojës.

Më 29 nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashistë. Që nga ajo kohë, në Shqipëri sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili ndikoi në izolimin e vendit.

Më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës së proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysëm shekulli, deri më 29 prill 1991, kur Parlamenti i parë pluralist shpalli Republikën Parlamentare të Shqipërisë.

Marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme

1 - Peshkop Noli dhe Mbreti Zog

1 - Peshkop Noli dhe Mbreti Zog Ahmet Zogu
Në fillim të viteve të 20-ta shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike thellësisht opoziatare. E para, përbehej prej klasës së bejlereve dhe agallarëve, pronarë të mëdhenj tokash, që mbas Shpalljes së Pavarësisë, u ishin veshur veprimtarisë politike dhe që në njëfarë mënyre përfaqësonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Në ballë të tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, një feudal i vogël fisnor nga rrethi i Matit. Grupi i dytë përbëhej prej intelektualëve, tregëtarëve progresistë dhe politikanëve me prirje demokratike, të cilët synonin modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve të Evropës Perëndimore dhe Amerikane. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, krejtësisht të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin në shkallë të vogël natyrën thellësisht kontradiktuese të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli i'u përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Sidoqoftë, ky program hasi në kundërshtimin e klasës së bejlereve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombtar në ndihmë të Shqipërise. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Për pasojë, qeveria e Nolit është konsideruar tepër idealiste dhe në menyrë përfundimtare, një eksperimentim i pafat në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën tepër zemërgjërë të Ushtrisë Jugosllave.

Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit i la një përshypje të thellë Zogut dhe ai e kuptoi që nëse Shqipëria kishte për të bërë përpara atëherë ai duhej të ndërmerrte disa reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe hapi shumë shkolla fillore dhe disa të mesme (në analizë të fundit të pamjaftueshme, meqënëse Shqipëria ishte kryesisht analfabete deri në fund të Luftës së Dytë Botërore). Këto reforma kishin pamjen e një skllavërimi kombëtar pasi në sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi veten kokë e këmbë mbas Italisë. Financimet dhe traktatet e shumta, që ai ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit e bënë Shqipërinë virtualisht një koloni Italiane shumë kohë më parë se ardhja e Ushtrisë Italiane në Shqiperi. Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e detyroi Zogun të largohet në fillim në Greqi dhe më vonë në Egjipt.

Baza mbështetëse e Zogut ishin bejlerët e Shqipërisë jugore dhe bajraktarët e veriut. Duke shfrytëzuar këto lidhje dhe duke u mbështetur në ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli njëfarë stabiliteti në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori disa hapa në modernizimin e jetës sociale të vendit. Sidoqoftë sukseset ishin shumë më të vogla në numër nëqoftëse krahasohen me dështimet e tij. Ligjërisht, Zogu ishte një monark që i bindesh kushtetutes së vendit, kurse de facto ai ishte thjesht një diktator mondan. Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit më themelor shqiptar, atë të reformës agrare. Për eliminimin e urisë Zogu importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por, sidoqoftë, fshatarësia përsëri ngeli në një gjendje të mjerueshme që detyroi masat e thjeshta popullore të emigronin jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u mohoi shtetasve të tij të drejtat qytetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punëtore, përhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitën politike. Këto masa mundësuan krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste të Shqipërisë.

Lufta e Dyte Botërore

Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.

2 - Pavarësia e Shqipërisë

Pavarësia e Shqipërisë
Krijimi i shtetit të ri
Pak kohë pas mundjes së turqve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi daljen e çështjeve të ngritura nga konflikti (lufta). Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pamvarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk njohën gjërësisht realitetin demografik dhe dorezuan rajonin e gjërë të Kosovës serbëve, ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Çamërisë, një pjesë e zonës së vjetër të Epirit me qendër në Lumin Thíamis. Shumë vëzhgimtarë dyshuan nëse shteti i ri do të ishte i zbatueshëm me rreth gjysmën e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, veçanërisht meqënëse këto treva ishin më prodhimtaret në drithëra dhe mbareshimin e bagëtive. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 35.000 veta me kombësi greke u perfshinë brenda kufinjve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - 20 përqind të popullsisë - si greke, pohonte se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë e më pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetësuese në marrdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Fuqitë e Mëdha poashtu caktuan një princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si qeverisës të Shqipërisë. Vilhelmi mbërriti në Shqipëri në mars 1914, por mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saja, të përziera nga ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e çuan atë në lënien e Shqiperisë gjashtë muaj më vonë. Lufta e zhyti vendin në një krizë të re, kur ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan atë. E lënë pa ndonjë udhëheqje politike apo autoritative, vendi ra në kaos dhe fati i tij varej në fije të perit. Në Konferencën e Paqes të Parisit pas luftës, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson (Vudrou Uillson), i cili kundershtoi një plan të Britanisë, Francës dhe Italisë të ndarjes së Shqipërisë midis fqinjve të saj.

Një kongres kombëtar, i mbajtur në Lushnjë në janar 1920, hodhi themelet e qeverisë së re. Në dhjetor të po këtij viti Shqipëria, këtë herë me ndihmën e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, kështu duke fituar për herë të parë njohjen ndërkombëtare si një shtet dhe komb vetëvendosës.

3 - Perandoria Ottomane

Perandoria Ottomane
Rilindja kombëtare
Nga mesi i shekullit të XIX-të Turqia ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqipëtarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara ndër katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.

Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga turqit në vitin 1881. Këtë e bëri Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të proveniences muslimane në Evropë, me shumicë fetare muslimane. Këtë Evropa e shpjegoi me gjoja alarmimin e Turqisë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Që atëherë, megjthkëtë, lidhja u bë një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare.

Kur Turqit e Rinj (Gjon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqipëtarëve të bëjnë reforma demokratike dhe dhënies së vetvendosjes (autonomisë), shqipëtarët u hodhën në luftë të armatosur, e cila, në fund të tre vjetësh (1910-1912), detyroi turqit për pasojë, t´u plotësonin kërkesat e tyre. Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Turqisë në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.

Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në qeverinë osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli pavaresinë e Shqipërisë.

4 - Perëndimi i Bizantit

Perëndimi i Bizantit Gjergj Kastrioti
Duke zotëruar pjesërisht, dobësinë e Perandorisë Bizante Shqipërinë, duke nisur nga qindvjeçari i 9-të, Shqipëria ra nën zotërim të plotë ose të pjesët të një vargu fuqish të huaja si: kryqëtarët Bullgarë, Normanë, Angjevinët e Italisë së jugut, Serbët, dhe Venedikasit. Pushtimi përfundimtar i vendit në vitin 1347 nga Serbët, të prirë nga Stefan Dushan, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve jashtë shtetit, veçanërisht në Greqi dhe në ishujt e Egjeut. Nga mesi i shekullit të XIV-të, sundimi Bizantin mori fund në Shqipëri, pas gati 1.000 vjetësh.

Pak dhjetvjeçarë më vonë vendi u përball me një kërcënim të ri, atë të Turqëve, të cilët në këtë pikë ishin duke shtrirë fuqinë e tyre në Ballkan. Turqit osmanë pushtuan Shqipërinë në vitin 1388 dhe plotësuan pushtimin e vendit rreth katërdhjetë vjet më vonë (1430. Por pas vitit 1443 një shqiptar i gjenisë ushtarake - Gjergj Kastrioti (1405-1468), i njohur si Skënderbeu bashkoi rreth vetes princat shqiptarë dhe arriti të shporrte pushtuesit nga vendi. Për 25 vjetët e tjerë, duke vepruar jashtë fortesës së tij në qytetin malor të Krujës, Skënderbeu fshikulloi çdo përpjekje të turqve të rimarrin Shqipërinë, të cilën ata e parashikuan si një trampolinë për një pushtim të Italisë dhe Evropës Perëndimore. Lufta e tij e pabarabartë kundër fuqisë më të fortë të asaj kohe fitoi vlerësimin e Evropës si edhe disa përkrahje në formë parash dhe ndihme ushtarake nga Napoli, Papa i Romës, Venediku, dhe Raguza. Pas vdekjes së tij, qëndresa shqiptare ra pak nga pak, duke aftësuar turqit të ripushtojnë vendin nga viti 1506.

Lufta e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë u bë shumë domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi njëqënësinë (unitetin) e tyre, i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për bashkim kombëtar, liri dhe pamvarësi.

5 - Mesjeta e Shqipërisë


Mesjeta e Shqipërisë Historia e Shqiperise ka mungese dokumentash per periudhen kohore qysh nga koha e Strabonit dhe Ptolemeut(shekulli II) e deri ne kohen e pushtimit norman (shekulli XI). Boshlleqe te tilla krijon mungesa e burimeve te te dhenave edhe per treven qe po flasim. Dokumentat qe e permendin ate nuk jane veçse pershkrime te percipta dhe siperfaqesore. I fundit dokument qe vetem permend qytetet kryesore eshte: “udherrefyesi” i Heroklit ne vitin 533, i cili nuk na jep informacionet qe kerkojme. Mund te themi se pas renies se qyteteve te Apolonise, Dimalit, Amantias, Skampinit, si qendra me e rendesishme midis Durresit dhe Vlores del qyteti i Pulkeriopolisit (Beratit), ne nje pozicion me te mbrojtur ne thellesi te vendit. Me kete emer e permend ate edhe “udherrefyesi”. Pagezimi i tij me emrin e nje princeshe1 tregon se ai kishte nje zhvillim te madh. Ne te kryqezoheshin rruget kryesore te Ilirise se jugut ne antikitetin e vone. Me braktisjen e Apolonise, Bylisi dhe Pulkeriopolisi kthehen ne dy qendra te rendesishme Peshkopale. Rendesia e tyre shihet ne permendjen e shpeshte te emrave ne dokumentat kishtare te kohes.

Me zbrazjen e Apolonise ne shek V, qendra e treves sone do te zhvendoset ne keto dy qytete. Kjo do te filloje me largimin e Peshkopit te Apolonise drejt Bylisit gjate shek te V. Eshte koha kur ka filluar kriza e marredhenieve skllavopronare, grushtin derrmues te ciles ja japin dyndjet barbaro-sllave. Keto dyndje I shkeputen kontaktet e Bizantit me provincat Ilire. Ne keto kushte ne qytete filluan te zhvilloheshin strukturat autonome te qeverisjes(Pulcheriopolis-Kefalini), ndersa ne fshat fillojne gradualisht te ngrihen strukturat feudale. Gjate shekullit te IX ndryshoi edhe situata politike e Perandorise Bizantine. E çliruar nga sulmi i arabeve ne lindje ajo i hodhi syte drejt provincave perendimore duke rivendosur kontaktet e saj ne to. Fillimisht nisi riorganizimi i ri administrativ ku provincat e vjetra u zevendesuan me krijimin e themave. Thema kryesore ishte ajo e Durresit me shtrirje nga Tivari ne Vlore.

1. Perandori Teodos II ndertoi ne rrenojat e qytetit te dikurshem te Antipatrias nje qytet te ri, te cilit i vuri emrin e se motres, Princeshes Pulkeria(Pulcheria), e cila do te hipi ne fronin e bizantit ne vitet 450-453.

                                       
Perberjen e themave dhe qyteteve qe benin pjese ne to, i gjejme tek shenimet e Kostandin Porfirogjenetit1 (shek IX), ne te cilat thuhet: Thema e Durresit  .....“Durresi(Dyrrahion) qe dikur quhej Epidam(Epidamos), ka nen konsiliari nente qytete: Skampen, Apolonine, Bylisin(Boulis), Amantion, Beratin(Pulheriopolis), Vloren(Aulon), Listron, Skeuptron, metropolin e Aulidit”, etj. Megjithese Apolonia ishte braktisur, autori nenkupton me te, krahinen perreth. Ky eshte dokumenti i pare qe permend qytetet e treves gjate mesjetes se mesme. Qendra e themes2 bizantine te Durresit ishte vete ky qytet. Ne krye te saj qendronte strategu, i cili kishte njekohesisht pushtet civil dhe ushtarak. Strategu i kesaj theme mbante edhe titullin e Dukes dhe merrte nje page prej 20 librash ari ne vit. Nen urdherat e tij ishin nje aparat i gjere nepunesish si: vojvodet, arkontet, turmarket, etj. Ushtria e themave perbehej nga stratiotet.
Keta bujq ushtare kryenin detyrimin ushtarak dhe si shperblim merrnin nje ngaster toke ne perdorim te quajtur stratiotika. Detyre e tyre ishte ruajtja e kufijve te Themave3 nga sulmet e huaja. Stratiotet kryenin sherbimin ushtarak per gjithe jeten. Tokat ata i punonin me forcat e familjeve te tyre dhe pjeserisht ua jepnin me qera fshatareve te tjere. Stratiotet ishin te çliruar nga nje pjese e taksave. Ne ushtri ata sherbenin si kembesore dhe kalores te armatosur lehte. Kjo varej nga siperfaqja e stratiotikes. Nje pjese e tyre merrte edhe nje pagese te vogel nga shteti. Tokat qe shteti Bizantin ju dha stratioteve u moren nga sekuestrimi i pronave te aristokracise se vjeter senatoriale dhe atyre qe i perkisnin institucioneve kishtare.

Keto te fundit ju moren klerit gjate periudhes se luftes ikonave, dhe u perdoren duke u dhene edhe si benefice shtreses se kaloresve qe po formohej. Kjo pronesi quhej Haristika(miresi-favor). Aresyeja na ben te mendojme se, lufta kunder ikonave e ndermarre nga Perandori Leon III, gjeti rezistence ne kete treve gjate viteve 720. Mungesa e objekteve te kultit te kesaj periudhe dhe e vlerave te tyre artistike, te çon tek ideja se edhe ketu, eshte ndjere fuqishem reagimi i politikes se shkaterrimit te ikonave.
Se bashku me organizimin e themave u be edhe organizimi administrates kishtare, e cila i perkiste deri ne vitin 732 kishes se Romes, por qe perandori i Bizantit Leoni i III Isauri ia shkeputi asaj edhe e lidhi ate me Patriakanen e Kostandinopojes.

6 - Emigranti, Njeriu pa emer

Emigranti, Njeriu pa emer
Emigranti, Njeriu pa emer

Kam pasur mundesine te degjoj lloj lloj historish per arratisjet e pas 90-tes, e ne to prek nje kalvar te tmerrshem vuajtjesh. Dikush tregon sa here u perpoq te ikte por u kthye nga policia e huaj, te tjere per miq te vdekur rruges, por me e tmerrshmja eshte ajo qe me tregoi nje mik i imi ne Greqi

Sokol Marku

Kushtuar miqve te mi Kleos, Violetes dhe Vikit qe vazhdojne te vuajne vitet e emigrimit

Ishte me Gjergj Kastriotin kur shqiptaret u ndeshen per here te fundit si shqiptare, me synimin per tu zgjeruar ne kufinjte e perandorise se Bizantit e per tu bere keshtu nje nder kombet qe do te vendosnin ne historine boterore. Fundi i kesaj perpjekjeje qe kishte nisur me mbreterit ilire, epiriotet e perandoret maqedone, sot na ka lene vetem idene e te qenit me te vecantet ne bote. Pas nates se thelle otomane Shqiperia nuk u zgjua si bukuroshja e fjetur. Tokat e saj kishin "hyre ne uje" dhe popullsia ishte shperbere nga eksode drejt perendimit dhe mercenarizma jenicere drejt lindjes. Vetem gjuha dhe kujtesa e zbehte e nje kombi dikur te madh kishin mbetur ne cepin e trurit te mpire te nje kombi tashme analfabet. Prej lindjes se shtetit shqiptar akoma nuk ka ndodhur ajo rilindje kombetare qe shpresonin rilindesit tane, dhe per hir te se vertetes duhet te themi se nga ideja e nje luani u krijua nje mace e trembur e cila ne 82 vjet jete s'ka mesuar akoma as te mjaullije.

Gjate periudhes ne fjale patem kater kater republika, nje mbreteri, dy luftera boterore dhe shume amulli politike e ligjore. Ashtu si dikur ketej kaluan te gjitha ushtrite qe kryenin rrugen perendim-lindje e ansjelltas, kaloi ne trurin tone cdo lloj ideologjie e majte dhe e djathte te cilat i lane mendjet e shqiptareve ashtu sic i gjeten, te fjetura. Ndersa paraqitja e Shqiperise ne bote pesoi shformimin nga nocioni gjeografik ne nje shtet pa rendesi, kurse ajo e shqiptareve nga "njerez me bisht" ne njerez ne bisht te zhvillimit europian. Gjate 15 vjeteve te fundit vetedeklarohemi ne tranzicion, i cili cuditerisht ka zgjatur sa mbreterimi i mbretit Zog ose sa 30% e sundimit te E. Hoxhes dhe rezultatet e fundit te tij jane diskutimi i statusit te veteranit te ketij te fundit, si dhe diskutimi madhor me shume vlera per perparimin ekonomiko-demokratik te Shqiperise per diten e clirimit ketu e 60 vjet me pare, kur 70% e popullsise te sotme nuk kishin pare akoma diellin me sy.

Fjala me e perhapur 15vjecarin e fundit mes shqiptareve eshte emigrimi. Kjo dukuri qe nisi ne mesin e vitit 1990 vazhdon sot me nje intensitet gjithnje e ne rritje duke i bere shqiptaret te eksplorojne boten per te gjetur vazhdimisht nje vend te ri mikprites per ta, qe te realizojne aty endrren e largimit prej atdheut ku i eshte shuar cdo shprese per nje te ardhme te sigurte. Largohet pertej kufirit, pertej detit, pertej oqeanit gjithkush qe ka nje mundesi, pa dallim shtrese dhe arsimi. Kam pasur mundesine te degjoj lloj lloj historish per arratisjet e pas 90-tes, e ne to prek nje kalvar te tmerrshem vuajtjesh. Dikush tregon sa here u perpoq te ikte por u kthye nga policia e huaj, te tjere per miq te vdekur rruges, por me e tmerrshmja eshte ajo qe me tregoi nje mik i imi ne Greqi, kur rruges gjeten nje kufome dhe ne nje cope gur shkruhej shqip, "e pickoi gjarpri, ju lutemi ta varrosni. Ne po na ndjek policia". Njemije e nje mundime per te gjetur "token e shenjte" te punesimit. Ata qe kane jetuar rradhat e gjata te emigranteve per dokumenta qe vetem ti kujtosh te rrenqethin them se me kuptojne shume mire. Aty nuk ka njerez te ndershem e te poshter, te arsimuar apo injorante, por ne nje rrjesht te mbikqyrur nga police jane vene disa qenie njerezore te quajtur shqiptare, larguar me endrra te lena pergjysem, te sigurt ne rikthimin e madh per ti plotesuar ato ne atdhe. Te jetosh ne emigrim kupton vertete se cdo te thote atdhedashuri. Dhe emigrantet jane ata qe e adurojne Shqiperine, jo se ata qe jetojne ne Shqiperi nuk e duan, por se te paret ndeshen e luftojne per dite per ta mbrojtur e per ta ngritur lart emrin shqiptar. Mirepo tek ne ekziston e thena "guri i rende ne vend te vet", atehere pse nuk kthehen te jetojne ketu ku i dhemb zemra? Arsyet qe mund te numeroje seicili praj tyre mund te jene te panumerta, por do te permblidheshin ne nje te vetme, ajo qe i largoi iu pengon kthimin shume te enderruar, dhe i ben ne endrrat e tyre te udhetojne si Odiseu, prane atdheut por pa e prekur.

Si mund te pretendohet nje kthim kur ikja eshte reklama e dites. Te riut shqiptar i reklamohet sipas rradhes vazhdimi i shkolles, kurset e gjuheve te huaja, kompjuterit, ndjekja e fakultetit dhe llotaria amerikane e kanadeze, pra me pak fjale nje tru i shendoshe per tu larguar nga Shqiperia qe te praktikoje atje ku shkon profesionin e nderuar te muratorit. Ne qofte se ne fund te shekullit te kaluar ne Shqiperi theksohej me force rreziku i emigrimit te trurit, sot eshte kaluar ne nje propagande ne te cilen emigrimi shihet si nje dicka krejt e natyrshme, dmth me pak fjale qenkemi bere pak si shume ne atdhe dhe te largohemi se keshtu e ardhmja jone eshte e garantuar. Vetem ne raste si mbytje gomonesh apo vrasje te rinjsh per motive racizmi, po ajo masmedia qe na ofron tipin e mesiperm,behet e ndjeshme dhe rreagon, ndoshta efekt lajmi, duke na kujtuar fenomenin e dhimbshem. Une nuk e perjashtoj emigrimin e shqiptareve si mundesi e rritjes se mirqenies se tyre, mirepo tipi i emigrimit shqiptar eshte nje emigrim i sforcuar, i ngjashem me emigrimet e ebrenjve kur kuptuan rrezikun qe u vinte nga nazizmi. Mirepo shqiptaret pa asnje armik fizik kercenues, pervecse varferise, braktisin atdheun duke e lene ate te mjeruar jo vetem ekonomikisht, por edhe ne aspektin e moshes, fuqise fizike, dhe intelektuale.

Kur mbarova abetaren i'u vura intensivisht leximit per te vene ne jete menjehere ate aftesi te cilen e enderroja ta fitoja qe prej moshes 3-vjecare kur ime moter filloi klasen e pare. Mes librave te bibliotekes te tim eti lexova asokohe nje titull libri qe mu duk shume qesharak "Njeriu pa emer". Mirepo ne vitet e emigracionit mesova, me shpenzimet e mia, se te humbesh e emrin eshte fatkeqesia me e madhe per njeriun. Mos mendoni se nderrova emrin sic kishin bere shume te tjere, por te shkosh diku ku askush nuk e ka idene se nga vjen e kush je, ku ti llogaritesh vetem si nje krah pune do te thote se je njeri pa emer. Sot llogaritet qe 30% e popullsise shqiptare te jene njerez pa emer, shkurt emigrante. Emigracioni aktual ishte pjelle e nje qeverisjeje te gabuar ne regjimin e kaluar, dhe vazhdon per shkak te nje tranzicioni te qeverisur keq si nga demokratet ashtu dhe nga socialistet. Por asnje fenomen nuk eshte i perhershem, dhe si i tille ka nje fund. Keshtu dhe emigracioni i sforcuar do te perfundoje nje dite, dhe njerezit, te cilet kane krijuar ato pak kushte per te mbijetuar ne Shqiperi, do te kthehen. Cdo te ndodhe atehere kur inxhinieret, mjeket, mesuesit te merzitur per vdekje me pjatalarjen do te kthehen per te vazhduar endrren e lene pergjysem? Do te jete atdheu i gatshem te hape krahet per ta, apo ne vend te tabeles "Miresevini ne Shqiperi" do lexojne "Jemi akoma ne tranzicion". Ne qofte keshtu do kemi humbur kaq dituri te vene me mund ne vite me rradhe, do te humbim cdo enderr dhe vendi do te kthehet ne nje maternitet gjigand ku prodhohen emigrante dhe do te quhet toka e namun.

Koha Jone
www.klimanaturali.org