Shqiponja e Gurëve | Shqiponja e Malit

Shqiponja e Gurëve | Shqiponja e Malit

Shqiponja e Gurëve
Shqiponja e Gurëve (Aquila chrysaetos; anglisht : Shqiponja e Artë) është një Shqiponjë e madhe mbrenda familjes accipitridae. Shqiponja e Gurëve jetonë në vende të hapura ose gjysëm të hapura në gjithë hemisferen veriore. Ushqehen me gjitarë me madhësi mesatare. Ky lloj përpara ishte e përhapur në të gjithë Evropën, por u ndjek në mënyrë të organizuar, kështu që në shumicen e vendeve të Evropës mund të shihet vetëm edhe nëpër vendet kodrinore. P.sh. Në Gjermani mund të haset vetëm edhe në Alpe.

Gjatësia

76-89 cm, krahët e hapur: 190-227 cm.

Përshkrimi

Shqiponja e Gurëve është njëra ndër Shqiponjat më të mëdha të familjes Aquila. Gjinitë dallohen ndërmjet-vete lehtë në madhësi dhe peshë. Femrat mund të arrijnë një gjatësi 90-100cm; meshkujt janë 10cm më të vogël. Gjatësia e krahëve ndryshon nga 190 deri 210cm te mashkulli; 200 deri 230 te femra. Femrat peshojnë prej 3,8 deri 6,7kg; meshkujt janë më të lehtë 2,8 deri 4,6kg. Ngjyra kryesore është një ngjyrë kafe e mbyllët. Qafa është ngjyrë e verdhë ari. Bishti i tyre ka ngjyrë kafe, dhe është me disa vija pak a shumë të dallueshme më të qelëta i përshkuar. Sqepi ka ngjyrë përhimt të mbyllët, Irisi i syrit ka ngjyrë kafe të mbyllët. Si te të gjithë përfaqësuesit e nënfamiljes aquilinae këmbët deri në fund të këmbëve (deri te gishtat e këmbëve) i ka me pendla.

Shqiponja e malit
Shqiponjat e reja e kanë ngjyrën kafe më të mbyllët dhe kanë nën krahët e tyre pendla të bardha. Bishtin e kanë të bardhë. Shqiponjat e Gurëve janë pas 5 deri 7 vite të "ngjyrosur" mirë plotësisht. Edhe pse është shumë i madh kjo Shqiponjë në fluturim duket e lehtë dhe elegante. Interesant është bishti i tyre i gjatë dhe shumë lehtë i rrumbullakësuar. Ndryshe nga tjerët Shqiponja të Gjinisë Aquila kjo në fluturim nganjëherë i tërheqë krahët pak te naltë dhe kështu formohet një figur në formë të V-së, në fluturim.

Riprodhimi

Riprodhohet në shkëmbinj dhe në pemë. Femra pjell dy vezë, me pulla kafe-në të kuqe. Folezimi nis në prill dhe ngrohja e vezëve zgjat afro gjashtë javë. Shpesh vetëm një nga të vegjlit u mbijeton 11 javëve të para, dhe arrin të rritet plotësisht.

Ushqimi

Përbëhet kryesisht nga lepuj dhe thëllëza, por dhe nga bagëti të ngordhura, gjitarë të vegjël dhe kërma.

Përhapja

Shqiponja e Gurëve banon gati në të gjitha zonat klimatike të Hemisferës Veriore. Në EuroAzi përhapja e tij është: Nga Skocia në perëndim, në një vijë të gjerë deri te Kamqaka dhe Japonia në Lindje. Gjithashtu edhe pjesa veriore dhe perëndimore e Amerikes Veriore është e kolonizuar nga ky lloj. Prej ndjekjeve masive shekullore, sot në Evropë përhapja e tyre është e copëtuar. Në Evropën Qëndrore numri i tyre është i përqendruar në Alpe dhe në Karpate, në Gjermani mund të shihet si i egër vetëm në Alpe. Më afër Gjermanisë janë të vendosur në Danimark dhe në Lindje të Polonisë. Shqiponjat e Gurëve jetojnë në vende të hapura dhe gjysmë të hapura, të cilat i japin ushqim të bollshëm dhe mure të larta Gurësh ose Male të vjetra, për ti ndërtuar folet. Sot popullimi i Maleve nga këto Shqiponja është rezultat i ndjekjes masive (në Evropë).

Shqiponja e Gurëve | Shqiponja e Malit
Përhapja e Shqiponjave të Gurëve: Përhapja gjithëvjetore (e gjelbërt e mbyllët), vetëm veres (e gjelbërt) dhe vetëm në dimër (ngjyrë të kaltërt)