Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë

Tags

Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë

Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë

Turqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin ballkanik në Evropë. Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore. Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje; dhe me Irakun dhe Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Egje, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Deti Marmara dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.

Turqia është e banuar që në paleolit nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, greqishtfolësit antike, trakët, frigët, urartët dhe armenët. Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine. Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071. Sulltanati i selxhukëve të Rumit sundoi Azinë e Vogël deri me pushtimin mongol në vitin 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla, të qeverisura nga bejlerë.

Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimi (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe me ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heq dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave, dhe dëshoi të ndaloj shpërbërjen e perandorisë. Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, të cilët u pezulluan nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit që të filloi Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtshtetin osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpëbë në disa shtete të reja.

Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive pushtuese aleate, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku. Gjuha zyrtare e Turqisë është turqishtja, një gjuhë turkike e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë. Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si turq. Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë, ortodoksët greqishtfolësit, hebrejë) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë, arabë, shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë). Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë. Shumica e banorëve të Turqisë janë myslimanë synitë, ndërsa alevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga të krishterët dhe hebrenjtë.

Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-ës dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005. Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.

Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë
Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë
Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë
Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë
Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë
Turqia | Harta Gjeografike të Turqisë
www.megatimes.com.br
www.klimanaturali.org