Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Përveç kolonive të lakuriqëve të natës që janë shumë të rëndësishme, në Shpellën e Trenit gjenden disa specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristikë e biotopit të shpellës.
Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj. Në një takim të zhvilluar të premten në prefekturën e Korçës, nën drejtimin e prefektes Elfrida Zefi, u bënë të njohura disa masa parandaluese të ndërmarra në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të mbrojtur shpellën e Trenit. Gjatë këtij takimi ku ishin të pranishëm drejtori i Qendrës Kombëtare të Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, drejtori i degës së monumenteve të kulturës, Theodhor Theodhori, arkeologë si dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Devoll, u bë e ditur se nuk do të lejohet rinovimi i kontratës për subjektin privat të nxjerrjes së gurëve pasi një gjë e tillë rrezikon shpellën.
Drejtori i degës së monumenteve të kulturës, Theodhor Theodhori, tha se “shpella e Trenit pritet të fitojë një status të veçantë nga MTKRS. Ky status nevojitet pasi shpella është e hapur dhe pa ruajtje. Në këtë mënyrë piktura murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj të dëmtohet”. Alarmi për një dëmtim të mundshëm të vlerave që ruan shpella e Trenit u dha pak kohë më parë, kur u konstatua se në të strehoheshin bagëti të imta. Por rreziku më i madh vjen nga aktiviteti i dy guroreve në afërsi të shpellës që mund të sjellin çarje të saj (shpellës), si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse. Arkeologu Skënder Aliu, u shpreh gjatë takimit se “shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të. Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj”. Aktualisht, mbi 80 % e zonës së mbrojur arkeologjike dhe historike e shpellës së Trenit i është dhënë për shfrytëzim subjekteve private, apo personave të veçantë që jo vetëm pengojnë kryerjen e ekspeditave, por mund të dëmtojnë me punimet e tyre, vlerat që mbart kjo zonë. Për këtë i është kërkuar njësive të qeverisjes vendore në rrethin e Devollit, që të ndalojnë dhënien e lejeve për aktivitete private apo të ndërtimit të banesave në këtë zonë të mbrojtur, deri në daljen e një statusi për këtë zonë.
www.klimanaturali.org