Uruguaji - Hartat gjeografike në Uruguaji
Uruguai është republikë pranë bregdetit lindorë të Amerikës Jugore, në veri të Rio de la Plata-ës. Zë një sipërfaqe prej rreth 175 016 km2 në të cilën banojnë diku më shumë se 3,2 milion banorë, 90% e të cilëve janë me prejardhje Evropiane. Kryeqytet i Urugait është Montevideo ndërsa gjuhë zyrtare shtetërore është spanjishtja. Sipërfaqja e Uruguait përbëhet nga rrafshnaltat valë-valë me pyje dhe në këtë hapësirë sundon një klimë me mot të ngrohtë.
Ekonominë e Uruguait në sektorin e bujqësisë e dallojnë kultivimi i gjedheve, deleve, pastaj fushat e misrit, kallamoqit, orizit, lulediellit dhe vreshtat e pemëve të ndryshme. Ndër të tjerat është e zhvilluar industria e produkteve ushqimore (posaçërisht përpunimit të mishit), industria e tekstilit dhe ajo kimike. Këtu vlen të veçohet edhe industria e transportit të jashtëm. Urugai është eksportues në disa sektorë. Kështu është i njohur për eksportimin e leshit, mishit të gjedheve, lëkurës, dhe tekstilit. Ka porta detare dhe ajrore internacionale në Montevideo.