Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium (Shqipëria)
![]() Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium
Stacioni
rrugor Ad Quintium ndodhet përgjatë rrugës Egnatia, pranë qytetit të
sotëm të Elbasanit. Rrënojat e këtij stacioni janë evidentuar në fshatin
Bradashesh pranë qytetit, që ndodhet në kilometrin e shtatë të rrugës
automobilistike Elbasan - Peqin, në vendin e njohur në popull me emrin
"Kalaja". Bazuar në gjetjet e ndryshme dhe teknikën e ndërtimit, kjo
qendër daton në shekujt 2 - 4 mbas Kr.
|
![]() Treport
Kepi
I Treportit ndodhet në lagunën e Nartës, në rrethin e Vlorës. Gërmime
pranë kepit të Treportit kanë gjetur gjurmë që datojnë që nga shekulli
VII para Kr. Përgjatë shekujve vendbanimi u zgjerua dhe muri i ri u
ndërtua rreth shek IV para Kr. Shekujt IV - II para Kr. janë periudha
kur qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm ekonomik ndërkohë që ka
spekulime rreth emrit të tij me të dhëna që çojnë drejt emrit antik
Daulia. Nga ana tjetër është ende e panjohur pse qyteti është braktisur
pas shekullit II para Kr. por kjo mund të jetë e lidhur me luftërat
Ilire - Romake, si dhe me paqen relative që u vendos.
|
![]()
Gurëzeza
Gurëzeza
e vendosur afër qytezës së Cakranit, dominon pamjen mbi lumin e Vjosës
dhe vështrimi shtrihet deri në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e
Sazanit në gjirin e Vlorës. Muret e ruajtura mirë mbulojnë një sipërfaqe
prej 15 ha, ndërkohë që emri antik i qytetit të lashtë ende mbetet për
tu gjetur. Tre pjesë të ndryshme të rrënojave janë të lidhura me sitin
dhe datojnë duke filluar me fazën protourbane, duke vazhduar me
periudhën urbane dhe duke përfunduar me periudhën e vonë antike. Shumë
thesare monedhash janë gjetur pranë këtij vendbanimi, njëra me rreth
2000 monedha bronxi nga Apolonia dhe Epiri.
|
![]() Grupi i varrezave tumulare të Shtojit
Fusha
e Shtojit ndodhet 5 km në verilindje të qytetit të Shkodrës, midis
fshatrave modernë Boks, Dragoç dhe Ura e Mesit, në krahun perëndimor të
lumit Kir. Tumat e gërmuara kanë një datim që fillon nga Epoka e Bronxit
të Hershëm deri në Epokën e Hekurit të Vonë. Periudha më e pasur e
aktivitetit funeral daton në Epokën e Hekurit (kryesisht nga shekulli i 7
-të deri në shekullin e 5 -të para Krishtit).
|