Kosovë - Demografia e Kosovës
Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë është bërë në vitit 1981, kur Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2011 numri e popullsisë e vendosin në 1.733.872, ndërsa në burime tjera hasen edhe shifra prej 2.200.000; burime të inteligjencës amerikanë paraqesin vetëm 1.804.838, sipas vlerësimit më të fundit të korrikut 2009. Mërgimet e kosovarëve gjatë kësaj periudhe, si dhe të rënët gjatë luftës, kanë penguar rritjen e pritshme të popullsisë, me gjithë shtimin natyror prej 12,7 për 1.000 banorë.
Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga komuniteti etnik shqiptar, që sipas burimeve formon 88 deri në 92 për qind të banorëve; sipas vlerësimeve të Entit Statistikor të Kosovës shqiptarët përbëjnë 88% të popullsisë. Serbët janë komuniteti i dytë përkah madhësia me 5,3%, të përcjellë nga turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët. Në Kosovë jeton edhe një numër kroatësh dhe çerkezësh, ndërsa pjesëtarë që zyrtarisht i përkasin komunitetit serb kanë kërkuar nga qeveria të njihen si komunitet malazias në vete. Ndërkohë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit, që shpesh futen në një tog të njohur si RAE ose tradicionalisht si jevgj, vetidentifikohen si etni të pavarura në baza të dallimeve historike ose kulturore.
Niveli i integrimit të pakicave joserbe në shoqërinë kosovare është në përgjithësi i kënaqshëm. Ndërkohë, përkundër përpjekjeve të qeverisë dhe shoqërisë civile kosovare, integrimi i komunitetit serb po ecën ngadalë për shkak të pengesave të grupeve ekstremiste të sponsorizuara nga qeveria e Serbisë dhe qarqe ultranacionaliste serbe.
Veç shtimit të lartë natyror të sipërcekur, Kosova gëzon një popullatë shumë të re. Mosha mesatare është 25,9 vjeç, 70% e popullsisë janë nën 30 vjeç, ndërsa 33% i përkasin moshave 0-14 vjeçare dhe vetëm 6% janë mbi 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare është 69 vjet; femrat jetojnë afro 71 vjet, 4 më shumë se meshkujt. Lindshmëria është 16,3‰, ndërsa vdekshmëria 3,6‰.

Feja
Popullsia kosovare i përket kryesisht fesë islame, ndërsa pjesa tjetër Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse Serbe. Myslimanët përfshijnë shumicën e shqiptarëve, turqit, boshnjakët dhe goranët. Të krishterët shqiptarë janë katolikë, me përjashtim të një familjeje të përmendur në Prizren dhe shqiptarëve nga Shqipëria; katolikë janë edhe kroatët. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë pjesëtarët e kombësisë serbe.
Krishterimi është religjioni më i vjetër në Kosovë, që u përhap qysh gjatë misioneve të Shën Palit në provincat ilire të Perandorisë Romake. Perandori bizantin, Konstandini i Madh, i lindur në provincën e Dardanisë, e bëri krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Niketë Dardani shkroi njërin prej himneve të para kishtare, "Te Deum." Më 1054, Kosova u ndodh në juridiksionin e Kishës Ortodokse të Lindjes, mirëpo prijësit politikë të kohës parapëlqyen lidhje me papatit dhe perëndimin. Lekë Dukagjini, i lindur në Lipjan, i dha Kishës Katolike vend qendror në kodin e tij të drejtësisë, ndërsa klerikët Gjon Buzuku dhe Pjetër Bogdani botuan në shqip vepra të të rëndësisë fetare dhe gjuhësore.
Me zgjerimin drejt jugut të zotërimeve feudale serbe, Kisha Ortodokse Serbe mori nën kontroll numër të madh tokash në truallin e Kosovës. Në shek. XIII, pas djegies së Patrikanës Serbe në Zhicë, selia e kishës u zhvendos për në Pejë, ku funksionoi deri në shek. XVIII dhe u riaktivizua në shek. XX. Sot, në Kosovë ndodhet një numër kishash të rëndësishme ortodokse, nën mbrojtje të veçantë si pjesë e trashëgimisë kulturore kosovare dhe simbol i rëndësishëm fetar i komunitetit serb.
Me përfshirjen e Kosovën nën Perandorinë Osmane, u përhap edhe feja islame, së pari përmes edukimit të të rinjve kosovarë në shkollat perandorake dhe përpjekje proselituese të misionarëve osmane, e pastaj edhe për shkak të tatimit të rëndë në baza fetare—taksës së xhizjes. Islami u pranua nga shqiptarët dhe një pjesë e sllavëve. Shqiptarët, edhe pse të ndarë në myslimanë dhe të krishterë, vazhduan të identifikoheshin si një komb. Kurse për sllavët ndarja fetare solli edhe ndarje etnike; boshnjakët më parë njiheshin si myslimanë dhe gjithmonë theksonin dallimin etnik nga serbët. Megjithatë, islami që praktikohet sot në Kosovë është kryesisht tolerant dhe përkrah zhvillimin kulturor të kosovarëve si popullatë me kulturë evropiane. Shumica e myslimanëve në Kosovë janë synitë, por ka edhe ndjekës të urdhrit shiit.
Pas përfundimit të luftës, në Kosovë u vendosën organizata misionare myslimane dhe të krishtera, të cilat kanë arritur që në masë të vogël të përhapin shkolla radikale të islamit, përkatësisht denominime protestante.
Gjuhët
Gjuhë parësore e folur në Kosovë është dialekti gegë verilindor i gjuhës shqipe, i folur si gjuhë amtare nga shqiptarët e ashkalinjtë dhe si gjuhë e dytë nga shumica e kombësive tjera, me përjashtim të serbëve që kanë njohuri më të vogël. Shqipja standarde është gjuhë zyrtare në nivel të njëjtë me gjuhën serbe, të folur nga komuniteti serb dhe të njohur mirë nga brezat më të vjetër të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Gjuhët boshnjake, turke dhe rome gëzojnë përdorim zyrtar në nivel komunal; përveç komunitetit turk, gjuha turke flitet si gjuhë e parë dhe si gjuhë e dytë nga një numër shqiptarësh. Në Rahovec, flitet nga komuniteti shqiptar një dialekt lindor i gjuhëve sllave të jugut, i quajtur rahovecianshe ose sllavishtja e Rahovecit, ndërsa nga komuniteti goran flitet një dialekt i maqedonishtes. Komunitetet kanë të drejtën dhe mundësinë e shkollimit në gjuhën e tyre amtare.
Anglishtja, ndërkaq, ka zëvendësuar serbishten si gjuhë e komunikimin ndëretnik në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ndonëse nuk është e sanksionuar me Kushtetutë, anglishtja përdoret zyrtarisht nga institucionet qeverisëse, sidomos në nxjerrjen e ligjeve dhe dokumenteve qeveritare. Njëherësh, anglishtja është gjuha e huaj më e njohur nga kosovarët, e përcjellë nga gjermanishtja dhe frëngjishtja. Ndikimi i medieve popullore ka bërë gjithashtu që të rinjtë të kuptojnë në nivel të lartë gjuhët spanjolle dhe portugeze.
www.klimanaturali.org
www.klimanaturali.org