Kamenica - Shqipëria

Kamenica - Shqipëria

Kamenica

Tuma ilire e Kamenicës ndodhet në afërsi të rrugës nacionale Korcë - Ersekë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Korçës.

Në pjesën më të madhe të saj ajo u zbulua pas gërmimeve 3-vjecare që nisën në vitin 2000. Në brendësi të Tumës ilire arkeologët gjetën 440 skelete njerëzish, midis të cilëve edhe skeletin e një nëne të re me foshnjen e saj në bark, si dhe afro 4 mijë objekte arkeologjike që i përkasin fundit të periudhës së bronzit dhe fillimit të epokës së hekurit. Objektet e zbuluara në këtë vendvarrim ilir, janë studiuar nga specialistë të ndryshëm, vendas e të huaj dhe përbëjnë një nga thesaret arkeologjike më të rëndësishme të rajonit të Korçës.

Projekti për kthimin e Tumës ilire në një muze natyror, i pari i këtij lloji në vendin tonë, parashikon që të vendos në brendësi të saj vitrina me objekte arkeologjike, të cilat do të ekspozohen për vizitorët.

www.klimanaturali.org