POPULLSIA, KLIMA, HIDROGRAFIA, PORTET DHË LIGATINAT NHË SHQIPËRISË

Popullsia, Klima, Hidrografia, Portet dhe Ligatinat

POPULLSIA, KLIMA, HIDROGRAFIA, PORTET DHË LIGATINAT NHË SHQIPËRISË

Popullsia shqiptare

Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj, si per meshkuj edhe per femra, i perket grup-moshes 0- 19 vjec, 50 per qind grup-moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve '70 treguesi i rritjes mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3 per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind. Ndersa ne vitin '89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin '95 kjo piramide ndryshoi tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate periudhes se tranzicionit. Sipas te dhenave te PNUD-it, 15 per qind e popullsise shqiptare ndodhet aktualisht jashte territorit te Shqiperise.

Klima

Shqiperia ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare, me dimer relativisht te shkurter e te bute dhe me vere te nxehte e shume te thate. Klima e Shqiperise ka ndryshime te medha nga nje krahine ne tjetren dhe kontraste te medha ne temperature, reshje, ndricimin diellor, lageshtiren e ajrit, etj.Ndricimi diellor leviz nga 2731 ore ne vit- ne Xare te Sarandes, ne 2722 ore ne vit ne Vlore, 2560 ore ne vit ne Tirane, 2246 ore ne Peshkopi dhe 2046 ore ne vit ne Kukes.Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje.

Hidrografia

Shqiperia ka nje rrjet te dendur hidrografik dhe pasuri te medha ujore. Siperfaqja hidrografike eshte 43 305 km katrore, nga te cilat 28 550 jane brenda kufirit te saj shteteror.Rrjeti hidrografik i Shqiperise perbehet nga 11 lumenj kreysore, te cilet, se bashku me deget e perrenjte e medhenj, arrijne ne 152.Ne pellgun ujembledhes te rrjetit hidrografik te Shqiperise, ndodhen 247 liqene te tipave dhe permasave te ndryshme, me nje siperfaqe te pergjithshme ujore prej 1210 km.2dhe me vellim te pergjithshem te ujrave prej afro 60 miliarde m.3, 5 liqene artificiale, disarezervuare ujitje e 200 burime nentokesore, me prurje 200/l ne sek. secili.Lumenjte me kryesore jane: Drini, Buna, Mati, Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani (me deget Devoll dhe Osum), Vjosa, Kalasa, Bistrica, Pavlla.Lumenjte me te medhenj jane te tipit mesdhetar, me luhatje te medha gjate vitit, me rrjedhje shume te vrullshme, sidomos ne pjeset e siperme e te mesme malore.Shqiperia eshte pale ne konventen "Per perdorimin dhe mbrojtjen e ujrave nderkufitare dhe liqeneve nderkombetare", si dhe ne konventen "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis ne kontekstin nderkufitar". Me keto konventa jane te lidhura, ndermjet te tejrave, edhe projektet e liqenit te Ohrit, te Shkodres si dhe probleme te Prespes, nderhyrjet ne lumenjte Drin dhe Vjose, studimi i cilesise se ujrave dhe niveli i ndotjes se ujrave siperfaqesore, etj.

Portet

Qe ne kohet e lashta ne bregdetin shqiptar kane funksionuar skela si ne Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlore (Aulone), Apoloni, Sarande (Onhezmi), etj. Gjate shekujve VII-XII Durresi ishte skela kryesore ne perendim te Perandorise Bizantine. Gjate periudhes se principatave arbre u ngriten skela te vogla kryesisht ne grykat e lumenjeve ne Shirgj (Bune), Shengjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtove (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinarice, zhvillimi i te cileve u frenua gjate periudhes se pushtimit osman.Gjate viteve 1928-1934 u ndertua porti detar i Durresit dhe pontile druri ne Sarande, Vlore e Shengjin, qe u shkaterruan nga pushtuesit gjate Luftes se Dyte Boterore. Pas clirimit, deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durresit dhe disa kalata betoni ne Vlore, Sarande e Shengjin. Gjate bregdetit Jon jane ndertuar kalata epontile ne gjirin e Spilese ne Himare dhe ne Sasaj (Lukove) qe sherbenin kryesisht per transport agrumesh.Porti kryesor i vendit eshte ai i Durresit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit te anijeve, ne bashkepunim me portin polak te Gdanskut.

Ligatinat ne bregdetin shqiptar

Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, "tokat e lagura" konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe per shume kohe emrat "kenete" apo "mocal" nenkuptonin mjaft elemente te padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane: Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses, Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.

Bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij.

Vija bregdetare e Kavajes ka nje gjatesi prej 34-35 km dhe permban nje larmi te madhe plazhesh, ranor, shkembor, me zall, te zhveshur, te gjelber, etj. Ajo ka gjithshtu, nje flore dhe faune te pasur ne toke dhe ne det.Plazhi i Golemit, i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit, nis nga Shkembi i Kavajes dhe perfundon tek derdhja e perroit te Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te pastert, te bardhe, e cila, se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqes e shlodhes. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe, etj.Plazhi i Karpenit, ne jug te Golemit, nis nga derdhja e perroit te Dracit dhe arrin derti ne kodrat e Karpenit, ne nje gjatesi 1,5 km. Nuk eshte i gjelber. Fusha perreth eshte e kripezuar dhe ka nje faune tipike baltovine, me pak shpende si; bishtetundesi i bardhe, drenja e fushes, vraponjesi gushbardhe, sqepholli i xunktheve, dallandyshja e detit etj..Duke qene 6 km. larg nga rruga automobilistike eshte pak i frekuentueshem, nderkohe qe vitet e fundit ne kodrat prane detit jane ndertuar disa vila tip alpine.Plazhi i Carines (i Bagose) shtrihet ne qender te gjirit me te njejtin emer, qe fillon nga kodrat e Karpenit deri tek kepi i Lagjit. Eshte nje plazh me rere te bardhe dhe te paster, me kodra te zhveshura, qe e bejne ate nje plazh te vetmuar me flore e faune te varfer.Bardhori, ka nje vije plazhi prej 5-6 km gjatesi, me gjelberim te perhershem, me dafina e mare, duke krijuar disa variacione me rere, gure apo dhe shkembor. Uji ne bregdet eshte i paster dhe mjaft i thelle. Parashikohet ndertimi i vilave turistike 2-3 kateshe te frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ujrat jane mjaft te pasur me peshq si levreke, koca, karkalec, etj. Rruga automobilistike prej 10 km. nga qyteti i Kavajes e bejne konkuruese me Rivieren e Jonit, duke e konsideruar "perla e Adriatikut".Plazhi i Spilles dhe Grethit, ne nje gjatesi te perbashket prej 8 km. nis nga Guri i Lemuar e perfundon ne grykderdhjen e lumit Shkumbin. Rera eshte e paster dhe e erret, pershkuar nga disa duna e nje brez mbrojtes pyjor. Eshte mjaft i pershtatshem per gjuetine e peshkut e te shpendeve te egra ku vecohen rosa, pulbardha, cafka, etj. Parashikohet te zhvillohet si zone turistike familjare, duke mundesuar ngritjen e fshatrave, apo hoteleve komode, qe mund te frekuentohen si nepermjet rruges tokesore, ashtu dhe detare nga Italia.Plazhi i Gjeneralit, ka nje gjatesi 5-6 km, eshte pak i njohur nga turistet dhe ka gjelberim te perhershem, uje te paster e te thelle. Emrin e ka trasheguar nga nje gjeneral italian qe vinte per pushime gjate viteve 1930-1935. Zona renore ka gjatesi 400 metra e gjeresi 50 m, duke perfunduar me shkembinj natyrale qe zhyten ne det.

www.klimanaturali.org